Dënohet me 8.5 vjet burg, shqiptari që vrau izraelitin në Berlin

Diaspora

Dënohet me 8.5 vjet burg, shqiptari që vrau izraelitin në Berlin

Nga: Fitim Dika Më: 2 shkurt 2016 Në ora: 13:34


Të gjithë gjermanët kanë në kujtesë skenat e frikshme të fotografive që tregonin vrasjen e izraelitetit, 22, pak përpara festave të Pashkëve. Ai ka vdekur si pasojë e bufatjes nga grushtat dhe shqelmat, që sipas dëshmive, duhet ti ketë marrë nga Fation D., 28, shqiptar nga Shqipëria që një kohë të gjatë kishte jetuar në SHBA. Ky i fundit nuk thotë asgjë për rastin, duke mohuar njëkohësisht edhe krimin.
“Është akoma e paqartë nëse vrasësi ka pasur motive homofobe dhe anti semite,” shkruan media gjermane Suedeutshe Zeitung.

Tani më është vendosur: Shqiptari është dënuar me 8,5 vjet burg, për shkak se gjyqi ka kontrolluar edhe celularët e të dyve dhe ka ardhur në përfundim se ai është agresori i prillit.

“Jam thellësisht i shqetësuar për vdekjen e shokut tim,” tha në fund të seancës shqiptari, por që nuk e shpëtoi nga dënimi, shkruan rbb-online.de.

Kush është 28 vjeçari shqiptar?

Fationi është rritur në SHBA, por pas një vozitjeje me maqinë tej normave të lejuara dhe nën ndikimin e alkoolit ai ishte dëbuar për në vendlindje. Disa media flasin se ai atje kishte jetuar si azilant. Pas rikthimit në Shqipëri, ai vendosi të provojë fatin duke ikur përsëri jashtë, duke zgjedhur Gjermaninë. Fillimisht ishte strehuar në Hostelin në Alexanderplatz, Berlin, ku ka njohur edhe izraelitin e ndjerë Yosi D. Ai ishte parë shpesh duke pirë alkool, duke hequr dyshimet për lidhje të tij me islamin radikal.
Në SHBA Fationi ka lënë një grua, me të cilën ka edhe një vajzë të vogël.

Kush është Yosi D. dhe motivi i krimit?

Ai njihej si turist që përpara Gjermanisë kishte vizituar Amerikën Latine dhe SHBA. Yosi D. kishte jetuar në Këln, ku kishte vizituar lokalet e homoseksualëve, por gjithashtu edhe bashkësitë hebreje në vend. Kohën e fundit kishte bankrotuar, duke kërkuar ndihmë nga ambasada e Izraelit në Berlin. Kjo e fundit nuk e kishte lënë në baltë, duke e strehuar në Alexander Platz, me shpresë që të kthehej në Izrael.

Dëshmitarët flasin se Yosi D. dhe Fationi ishin parë duket pirë a birra dhe konjak sëbashku. Ata kishin blerë edhe alkool sëbashku, ndërsa kishin vizituar shumë pjesë të qytetit sëbashku.

“Ata ishin parë të përleshën gjatë pagesës së cigareve dhe alkoolit,” përcjell Bota sot. Fationi mban mend një goditje nga Yosi D. dhe i vjen keq për atë që ka ndodhur më pas. Shqiptari ishte mundës (Wrestling) në SHBA andaj mund ti ketë sjellë vdekjen e menjëhershme shokut të tij nga goditjet e forta.

Mund të përflitet edhe për sulm nën ndikimin e alkoolit, por për këtë më së miri mund të vërtetohet pas seancave me psikologët, shkruajnë në fund mediat gjermane. /Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat