Joe dhe Cloyes DioGuardi, u takuan në Nju Jork, me kongresisten Ileana Ros-Lehtinen (Foto)

Diaspora

Joe dhe Cloyes DioGuardi, u takuan në Nju Jork, me kongresisten Ileana Ros-Lehtinen (Foto)

Nga: Beqir SINA - NYC Më: 1 shkurt 2016 Në ora: 23:25

MANHATTAN NYC: Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane lobi i parë dhe i vetëm shqiptarë në SHBA, mbajti të premte, 29 janar, 2016, në restorantin Mayahuel - në New York City — një takim dy-orësh me Përfaqësuesen e Floridës, kongresisten Ileana Ros Lehtinen, anëtare e vjetër e Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, dhe duke folur për atë se si e ka parë deri tani Administrata amerikane, me anë të plotikës së jashtme amerikane - politikën e saj në Ballkan, Në këtë takim u folë gjithashtu edhe për sfidat me të cilat përballen shqiptarët në të gjithë rajonin, Kosovë, Luginën e Preshevës, Maqedoni, Mal të Zi e Çamëri, dhe u kërkua një Seancë dëgjimore në Kongresin amerikan.

Gjatë pritjes në Mahattan - New York City, mbajtur për kongresisten Ileana Ros-Lehtinen organizuar nga ish kongresisiti republikan e Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, zoti Justin Shapiro dhe Haris Bojiç, u folë edhe për problemet në Bosnje.

Në këtë pritje me diskutime dhe debate për problemet dhe për sfidat me të cilat përballen shqiptarët në të gjithë rajonin, Kosovë, Luginën e Preshevës, Maqedoni, Mal të Zi e Çamëri, folën dhe debatuan edhe anëtari i Bordit, të LQSHA, z Zef Bala, z Rifat Mehmeti, zëvendës - kryetari i Vatrës, Asllan Bushati, veprimtari i komunitetit ish kryetari i Shoqatës Dibra, zoti Ibrahim Kolari dhe aktivistë të tjerë amerikanë që kan përshëndetur në Manhattan, kongresisten Ileana Ros-Lehtinen, një anëtare e vjetër e Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

Takimin e moderojë ish-kongresmeni z Joe DioGuardi President i LQSHA, dhe Këshilltarja e Çështjeve Ballkanike në LQSHA, zonja Shirley Cloyes DioGuardi, të cilët pos një përshkrimi të gjerë të problemeve në ballkan kan diskutuar edhe për çështjet e pazgjidhura të konfliktit në Ballkan, sidomos ato në Kosovë, Maqedoni, Luginën e Preshevës, Mal të Zi, Çamëri dhe Bosnje -

DioGuardi dhe Cloyes, premtuan se ata do të angazhohen në lidhje me atë se si mund të zgjidhen problemet dhe kërkuan nga kongresistja Ileana Ros Lehtinen, anëtare e vjetër e Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, një Seancë dëgjimore rreth këtyre problemeve, këtë pranverë .

Joe DioGuardi - duke folur për rëndësinë, që ka Kongresi amerikan në politikën e jashtme amerikane, dhe zgjidhjen e shumë problemeve, atje, ka folur për punën e vazhdueshme që ka bërë, Liga Qytetare, ai dhe Cloyes, sidomos, duke shfrytëzuar, gjatë këtyre 25 vjetëve, lidhjet e tij të mira me disa kongresistë amerikan. Politikan, nga ata të lidhur ngushtë me çështjen shqiptare, si ish kongresistët Tom Lantosh dhe Henry Hyde, Ben Gillman, kongresisitin e Kalifornisë Dana Rohabacher, ish senatorin Joe Biden- (Vice Pressident), dhe dy Përfaqësuesit e Floridës, kongresisten Ileana Ros Lehtinen,figura kryesore në Komitetin për Marrëdhënie Ndërkombëtare, në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

“Fuqinë” sot e ka Kongresi" tha DioGuardi, dhe ne tani e kemi atë në Kongres, duke aluduar tek kongresistia Ileana Ros Lehtinen, anëtare e vjetër e Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, e cila tha ai na mbështet dhe na ndihmon duke u bërë edhe zëri ynë në Washington”

Xhozef DioGuardi shtoi se “shqipatrët, janë shumë kunfuzë përse ne(LQSHA) nuk besojmë tek Departamenti i Shtetit, dhe sqaroi se SHBA, nuk janë një sistem paralamentar i ngjashëm me atë të Britanisë, ku “fuqinë” e ka një parti e cila vjenë pushtet. Shtetet e Bashkuara, kan një sistem që udhëhiqet nga 50 shtete federale sovrane me kushtetutet, për të “shpërndar fuqinë” dhe jo përqëndruar atë, ky është një sistem demokratik” tha DioGuardi


Këshilltarja e Çështjeve Ballkanike në LQSHA, zonja Shirley Cloyes DioGuardi, duke folur në këtë takim theksojë rëndësin qe ka zëri i kongresistes Ileana Ros Lehtinen, në Kongresin amerikan, sidomos ndihma e saj në Komitetin për Marrëdhënie Ndërkombëtare, në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, prej çështjes së Kosovës, e deri sot.

“Ne duam një senacë dëgjimore në Kongresin Amerikan, sepse duam ndihmën tuaj - iu drejtua Cloyes DioGuardi, kongresites repubilakne, ngaqë ju jeni edhe një anëtare për një kohë të gjatë e Kongresit Amerikan dhe Kryetare Nderi e Komitetit të Punëve të Jashtme të tij. Administrata e Presidentit Obama - për 8 vjet, u shreh ajo, e ka “nxjerrë jashtë arenës” Ballkanin, dhe kjo ka bërë që tani të kemi edhe “konsekuencat”, në qeverisjet e tyre, si në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë, ku korrupsioni dhe keqeverisja, ka marrë një rrugë të pandalshme” theksojë Këshilltarja e Çështjeve Ballkanike në LQSHA, zonja Shirley Cloyes DioGuardi.

Më pas foli veprimtari i dalluar Zef Bala anëtar i bordit të drejtorve të Ligës Qytetare.

Duke marrë fjalën në këtë takim me kongresiten Ros- Lehtinen, republikane nga Florida, nën/kryetari i Vatrës, zoti Asllan Bushati, dha mendimet e tij në disa këndëshikime, sidomos me atë që ai e quajti "rreziku Rusë në Europë"

”Në gjykimin tim, vijojë Bushati, çështjet e Ballkanit në tërësi dhe ato shqiptare në vecanti, administrata amerikane,këto vitet e fundit , ja ka lënë në kompetencë ose si të thuash në një fare kujdestarie Bashkimit Europian (BE). Kjo ka krijuar një vakum, shtoi ai dhe një zbrastësi (në radhë të parë shpirtërore , por dhe besimi) tek shumë bashkëkombast të mi, sepse, BE-ja ka problemet e saja të shumta të pa zgjidhura (vecanërisht tashmë atë të refugjatëve) dhe e sheh Ballkanin si problem dytësor.”

Kurse, duke folur për problemet shqiptare, në raportë me BE-në ,si çështje të dores së fundit, si u shreh ai ;”Kjo është tërësisht në kundërshtim me ndjenjat e shqiptarëve të cilët janë më proamerikanët në botë. Njerëzit e thjeshtë kanë filluar të dyshojnë në se dashuria e tyre për Kombin Amerikan është një gjë reale dhe e dyanëshme, apo një iluzion.Kjo dukuri e kohëve të fundit vjen si reagim i gjendjes krijuar (thënë më sipër) edhe nga fakti që në trojet shqiptare ka korrupsiontë lartë,kriminalitet, keq qeverisje,mungesë investimesh e mbi të gjitha papunësi e varfëri të theksuar” nën/kryetari i Vatrës, zoti Asllan Bushati.

Më pas e mori fjalën z.Ibrahim Kolari - veprimtar i komunitetit, anëtar i kryesisë së Vatrës i cili foli përkatësiisht për problemet e shqiptarëve në Maqedoni, sidomos, ato që lidhen me rrezikun që paraqesin zgjedhjet e parakoheshme atje me 24 prill, nga pushtetarët .

Kolari , sqaroi dhe kërkoi me këtë rast ndihmën e kongresites në Kongresin amerikan, për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni, duke thënë se” fatkeqësisht për faj të Kryeministrit Gruevski, dhe qeverisë së tij me shqiptarët, BDI-në, Marrëveshja e Ohrit, ende nuk është zbatuar, pavarësisht nga fakti se marrëveshja është nënshkruar nga maqedonasit dhe shqiptarët”.

Kolari, i cili ka qenë edhe vetë kandidatë për kryetar Komune në Dibër - Maqedoni në zgjedhjet e fundit, i kërkojë ndihmë kongresites Ileana Ros Lehtinen, një anëtare për një kohë të gjatë e Kongresit Amerikan dhe Kryetare Nderi e Komitetit të Punëve të Jashtme të tij, lidhur me atë që ai e quajti “përkeqësim të situatës” në Republikën e Maqedonisë, para zgjedhjeve të 24 Prillit, duke permendur me këtë rast edhe kërcënimet me jetë, ndaj një lideri si ai i LR-PDSH-së, zotit Ziadin Sela, Kryetar i Komunës së Strugës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat