Nëndega e LDK-së në Zimmerberg, kundër Thaçit President

Diaspora

Nëndega e LDK-së në Zimmerberg, kundër Thaçit President

Më: 1 shkurt 2016 Në ora: 22:17

Kryesia e Nëndegës së LDK-së për Zimmerberg në mbledhjen e jashtëzakoneshme të mbajtur me 31.01. 2016 , në bazë të disa kërkesave të shumëta të anëtarësisë ka kundërshtuar zgjedhjen e z.Hashim Thaçi për President të Republikës së Kosovës. Në mes tjerash me shumicë votash mori vendim me sa vijon꞉

- Të ju bëhet ftesë publike deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës pa dallim bindje partiake, në veçanti deputetëve të Lidhjës Demokratike të Kosovës që të mos votohet z.Thaqi për President të Republikës së Kosovës.

Zgjedhja e tijë si President nuk do ti kontribonte zgjidhjes së problemeve por, do të sillte probleme edhe më të mëdha me çka krimi i organizuar do të gjente përkrahje, mos funksionimi i shtetit ligjor dhe dukurive negative në shoqerinë kosovare do të rritet edhe me tutje, duke pasur parasyshë se i njejti në funksionin e Kryeministrit shkaktoj dëme të pariparueshme Republikës së Kosovës dhe popullit që jeton brenda kufijëve të shtetit.

CH- Thallwil
31.01.2016
Per Krysinë e Nëndegës
Me respekt꞉
Mensur Kralani

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat