Intervistë eksluzive me bukuroshen Shqiptaro-Amerikane – Serena Buçaj – kurorërzuar Miss New York - USA 2016 (Foto)

Diaspora

Intervistë eksluzive me bukuroshen Shqiptaro-Amerikane – Serena Buçaj – kurorërzuar Miss New York - USA 2016 (Foto)

Nga: Intervistoi Beqir SINA - New York Më: 1 shkurt 2016 Në ora: 21:57

NEW YORK CITY : Vajza Shqiptaro-Amerikane – Serena Bucaj – e cila u kurorërzua për herë të parë si Miss Nju Jork USA 2016, në fund të konkursit të bukurisë të mbajtur ne 17 Janar, 2016, në metropolin botëror qytetin e Nju Jorkut, flet eskluzivisht në këtë intervistë për gazetën Bota sot.

Ajo punon si modele për Major Model NYC dhe ka rrënjë shqiptare.

Serena, thotë se tash do të ketë mundësinë të marrë pjesë në konkursin Miss USA 2016 ku ajo shpreson të kurorezohet me kurorën Miss USA 2016. Mbasi, fituesja e Miss USA 2016 do të përfaqësojë edhe Shtetet e Bashkuara.

Në intervistën me gazetarin tonë Beqir Sina – Nju Jork, ajo thotë se është, krenare që është shqiptare, dhe me prindër nga Puka e Shqipërisë. Prindërit e saj u arratisën nga Shqipëria nën sundimin e regjimit komunist - rreth gjashtë dekada me parë.

Bucaj ka faleminderuar të gjithë për mbështetjen! dhe shtonë se “Jam akoma e emocionuar dhe e shokuar ! thotë ajo, “Mezi pres tani të përfaqesojë Nju Jorkun në konkurimin kombëtar në SHBA!!”

Ajo në këtë intervistë ka potencuar se :“Jam krenare që jam shqiptare dhe e rritur me vlerat shqiptare. Gjithashtu, ndjehem e bekuar që jam lindur e rritur në Shtetet e Bashkuara” - Duke pëzgjedhur atë se ajo ka më të mirën e të dy botëve!

Serena ka shumë dëshirë, të vizitojë Shqipërinë, dhe Kosovën.

“Do të dëshiroja shumë të vizitoja Shqipërinë, thotë ajo që mbart rrënjet e mia dhe është vendlindja e tim eti. Kam degjuar që është vend i bukur.”

Kjo është intervista e saj e parë - për një media shqiptare , e cila u prit me shumë kënaqësi nga ana e saj dhe familjarve të saj si dhe gazeta Bota sot.

Serena kush jeni ju?

Serena Buçaj - 22 vjeçare ka lindur me 21 Tetor 1994; Atësia Viktor Buçaj dhe e ema Kristina Përpetaj Buçaj, një ish studente e shkollës se mesme Monroe Woodbury

Çfarë shkolle keni mbaruar?

Kam mbaruar kolegjin Rockland Community College për Drejtësi Kriminalistike.

Çfarë lloj talentesh ose dhuntish keni?

Këngën, gatimin e leximin!


Cilat janë tre flalët më të përshtatshme që do t’ju përshkruanin ju më mirë?

-Tre fjalet që do të më përshkruanin mua më mirë janë: e Perulur, e Zellshme dhe e Përgjegjshme!

Kush do të ishte personi që ju do të dëshironit të takonit më shumë?

-Unë do të dëshiroja shumë të takoja Joel Osteen, sepse fjalët e tij me kanë ndihmuar në momentet më të vështira.

Cili do të ishte vendi që do të donit më shumë të vizitonit në botë dhe përse?

“Unë do të doja shumë të vizitoja Shqiperinë, që mbart rrënjet e mia dhe është vendlindja e tim eti. Kam dëgjuar që është vend me të vërtet I bukur.”

Cili do të ishte motivi juaj personal që përshkruan më mirë në këndvështrimin tuaj - për jetën?

Motivi im personal është që kurrë të mos heqesh dorë nga ëndërrat e tua. Nëse në fillim nuk arrin suksesin, atëhere të përpiqesh përsëri dhe përsëri!
-
Cila është ajo pyetje të cilën nuk jua kanë bërë ndonjëherë, por që do të donit t’jua benin?

“Çfarë ngjarje nga jeta ka përbërë gurin themelor në formimin tuaj si një grua që jeni sot?

Ç’mund të na thoni ndonjë gjë tjetër të veçantë e interesante për veten tuaj? – Përse dëshironi të bëheni Miss USA 2016?

Unë do të doja shumë të bëhesha Miss USA që vijon pasi do të isha vajza e parë shqiptare që do të përfaqesonte bukurinë e saj në Shtetet e Bashkuara! Do të doja shumë të isha një frymëzim për të gjitha vajzat shqiptare, gratë më të reja e t’u mesoja atyre se sit e kishin gjithmonë besim të plotë për identitetin e integritetin e tyre.

Cili do të ishte mesazh i vetëm kryesor që një titull do mund të percillte?

“Të jesh i ndershem me vetveten. Unë shpesh besoj se janë ndryshimet individuale që të bëjnë të dallosh nga të tjerët.”

Çfarë do të donit të përmbushnit si Miss New York - USA 2016?
Njerëzit nuk duhet të bëjnë kompromise me se, cilët janë ata në të vërtetë, në mënyrë që të arrinë atë që duan. Të jesh i ndershëm me vetveten përbën mënyrën më të sinqertë, dhe të natyrshme përkundrejt jetës.

Themi që ju e fituat kurorën e më të bukurës, ne Nju Jork dhe tani vazhdon konkurimin për Miss New York USA 2016, si do t’a përshkruanit gjëndjen tuaj shoqëve të dhomës kur nuk ke shkuar atje ndonjëherë.

Si Miss NY USA 2016, unë do të doja mundësinë për ndërgjegjësimin e publikut me anën e platformës sime Shoqata “Zemra Amerikane".

Fatkeqësisht im atë vdiq - 8 vjet më parë nga një atak zemre i papritur. Unë do të flisja në lidhje me rëndësinë që ka kontrolli e vizitat e rregullta mjeksore të zemrës për bërjen e një jetë të lumtur dhe të shëndetshme. Unë nuk do të dëshiroja kurrë që një familje tjetër të pësonte tragjeditë nëpër të cilat kam kaluar unë.

A mendoni se edukimi i lartë ka rëndësi për të arritur suksesin në shoqërine bashkohore?

-Kësaj do t’i përgjigjesha kështu “A mendoj unë se shkolla e lartë është e rëndësishme?- Po! A mendoj se është e nevojshme? – Jo!

Ekzistojnë rrugë e pasione të ndryshme karriere në shoqërinë e sotme të cilat nuk e kanë të domosdoshme dipllomimin universitar. Për shembull: argëtuesit, hidraulikët, elektricistët, punonjësit e restoranteve kanë nevojë që të kesh experiencë në fushën e tyre ose të jesh shkolluar në shkolla profesionale. Njerëzit nuk duhet të bëjnë kompromise me se, cilët janë ata në të vërtetë, identitein e prejardhjen e tyre, në mënyrë që të arrinë atë që duan. Të jesh i ndershëm me vetveten përbën mënyrën me e sinqerte dhe e natyrshme përkundrejt jetës.

Çfarë mendon në lidhje me familjen, origjinën, atdheun tënd e ardhjen tënde në USA?

Unë mendoj se familja është gjeja më e rëndësishme në jetë. Familja të jep dashurinë, mbështetjen, forcën, inkurajimin dhe shumë më tepër. Pa familjen time une nuk do të kisha mundur të arrija ku jam sot dhe të bëhesha pikërisht kjo që jam sot.

Çfarë cilësish ju bëjnë të dalloni nga konkurueset e tjera?

Si Miss NY USA 2016, unë do të doja mundësinë për vënien në përgjegjësi të publikut; me Shoqatën e “Zemrës Amerikane". Fatkeqësisht im atë vdiq 8 vjet më parë nga një atak zemre (infrakt zemre) i menjëhershëm. Unë do të flisja në lidhje me rëndesinë që ka kontrolli e vizitat e rregullta mjeksore të zëmrës për bërjen e një jete të lumtur dhe të shëndetshme. Unë nuk do të dëshiroja kurrë që një familje tjetër të pësonte tragjeditë nepër të cilat kam kalua unë.


Përse jeni krenare që jeni nga Nju Jorku dhe nga Puka - Shqipëria?

“Jam krenare që jam shqiptare dhe e rritur me vlerat shqiptare. Gjithashtu, ndjehem e bekuar që jam lindur e rritur në Shtetet e Bashkuara. -Me këtë “Unë kam më të mirën e të dy botëve!

Cila është ambicja juaj profesionale?

“Cilësia që më veçon mua nga konkurueset e tjera është fakti që unë ambjentohem. Kjo për arsye sepse mua më pëlqen të përjetoj gjëra të reja. Unë besoj se mund të më dergoni në Afrikë ku fëmijët mund të më pikturojnë mua fytyrën me bojra ose në Francë në mesin e javës së modës dhe më të vërtetë jam në gjendje të bëhem pjesë e këtyre evenimenteve.

Si e përcaktoni suksesin? Çfarë do të donit për ditelindje këtë vit?

-“Këtë vit për ditëlindje do të doja shumë të bëhesha Miss USA 2016!

Cila është kujtesa juaj më e gjallë nga fëmijëria?

“Ambicja e jetës sime është që të jem e lumtur dhe e sukseshme.

Sa e rëndësishme është për ju shërbimi publik?

“Mënyra se si e përcaktoj unë suksesin është duke dashur vetveten, duke dashur atë që bën dhe se si e bën. Suksesi dhe lumturia nuk percaktohen nga objekte materiale ose nga sasiia e parave që ke.

Nesë mund të zgjohem çdo ditë dhe të bëj atë që dua, qoftë karriera ime, pasioni im ose edhe një nënë në shtëpi atëhere unë kam arritur suksesin e plotë.

Çfarë përfituat duke hyrë në këtë konkurim?

Shumë gjera që lidhen edhe me të ardhmen e jetës time - kam fituar më shumë besim dhe siguri për veten ! “Duke konkuruar për Miss NY USA mua m’u dha rasti të fitoj vetëbesim. Një vetë-besim i tillë është diçka që të gjitha gratë duhet t’a kenë dhe është diçk atë cilën duhet t’ua mësojmë brezit të ri. Ky është çelësi kryesor i jetës tënde të përditëshme.”


Nëse do t’ju jepej mundësia të darkonit me këdo do të deshironit, cili/cila do të ishte ?

-“ Ky person i pari do të ishte im Atë. Fatkeqësisht, im atë vdiq para 8 vjetësh nga një atak zemre i papritur dhe unë nuk pata kurrë mundësinë që t’i jepja përshëndetjen time të fundit. Unë do t’a përqafoja atë dhe do t’i thoja se sa shumë e dua dhe se sa shumë më ka marrë malli për të. Unë do të ulesha më të e do të ndaja më të lajmet rreth jetës sime dhe gjithçka që kam arritur deri në këtë moshë që jam, 22 vjeçare. Unë jam e ndërgjegjshme dhe e bindur se ai ështe krenar për mua që unë bija e tij tani mora titullin e Miss NY USA 2016 dhe që nuk heq dorë nga ëndërrat e mia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat