Në 6 shkurt Këshilli Opozitar nga Maqedonia do mbajë tubim në Zvicër

Diaspora

Në 6 shkurt Këshilli Opozitar nga Maqedonia do mbajë tubim në Zvicër

Më: 1 shkurt 2016 Në ora: 20:31

Publicisti dhe gazetari i Top-Channel nga Shkupi, Kim Mehmeti, dhe kryetari i qendrës për Demokraci dhe Zhvillim nga Shkupi, Orhan Murtezani, do mbajnë një takim me diasporën shqiptare për të sqaruar iniciativat e Këshillit Opozitar shqiptar në Maqedoni.

„Qëllimi i këtij tubimi është të shtrohet diskutim rreth arsyeve pse është themeluar si dhe qëllimet që synon ti arrijë ky Këshill. Gjithashtu gjatë kësaj tribune do bisedohet edhe për rrethanat e fundit politike në Maqedoni e sidomos për opozitarizmin shqiptarë“, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Takimi mbahet më 6 shkurt 2016 prej orës 18:30, Club Alpi Suisse, Rue Charles-Monnard, 1003 Laussane.

Kim Mehmeti ka shkruar prej kohësh artikuj kundër politikave të BDI dhe PDSH. Djali i tij, Semi Mehmeti është pjesë e partisë së re opozitare BESA./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat