Mrekullia shqiptare, biznismeni (mysliman) shqiptar i jep 100 mijë dollarë për Katedralen në Prishtinë

Diaspora

Mrekullia shqiptare, biznismeni (mysliman) shqiptar i jep 100 mijë dollarë për Katedralen në Prishtinë

Më: 16 janar 2016 Në ora: 12:49

Në Nju Jork është mbajtur një mbrëmje Gala për grumbullimin e fondeve për Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Kjo mbrëmje solli plotë mirësi, dashuri, lutje e bekim fetar, kushtuar simbolit të shqiptarëve në botën e qytetëruar Nënë Tereza.

Ky manifestim do mbahet mend gjatë nga shqiptarët e Amerikës, mbasi ajo u zhvillua si gjest dashurie për tërë komunitetin katolikë shqiptarë, kudo që ai jeton në Kosovë, Shqipëri, dhe viset tjera shqiptare.

Darka u iniciua dhe u drejtua nga kongresmeni republikan i Neë Yorkut, Joseph J.DioGuardi dhe bashkëshortja e tij Shirli Klojes, si anëtarë të Komisionit për ngritje të fondeve për ndërtimin e Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë.

Në këtë mbrëmje u mblodhën 1.3 milioni dollarë nga shqiptarët e Amerikës, por mrekullia ndodhi kur biznesmen shqiptar i fesë myslimane, Jim Xhema, dhuroi zarfin me 100,000 dollarë.

Çka është edhe shembulli më klasiku, shembulli më i bukur i bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare, që ekziston tek ne shqiptarët.

>> 1.3 milioni dollarë nga shqiptarët e Amerikës për Katedralen Nëna Terezë në Prishtinë (Foto)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat