Pse i gjithë qyteti gjerman është në mbrojtje të familjes nga Kosova?

Diaspora

Pse i gjithë qyteti gjerman është në mbrojtje të familjes nga Kosova?

Nga: Fitim Dika Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 20:36

Në shkurt të këtij viti, 44 vjeçari nga Kosova, Asllan Sahiti emigroi si refugjat për në Bajern duke u quajtur nga autoritetet gjermane si refugjat ekonomik (kupto: shansë zero për të qëndruar në Gjermani), por në fakt ai përndiqej nga ISIS. Edhe ai vetë nuk do besonte se çfarë do ndodhte më pas. I gjithë qyteti është ngritur në mbrojtje të familjës nga Kosova, duke kërkuar njohjen e azilit. Bëhet fjalë për qytetin Dachau.

Një aleancë e pazakontë mes përfaqësuesve të kishës, politikës, qytetarëve dhe të mbijetuarve nga Holokausti u bënë bashkë për familjen Sahiti, duke nënshkruar një peticion. Deri tani 70 qytetarë të Dachau kërkojnë azil për familjen e 44 vjeçarit që sëbashku me gruan, Nexhmije dhe fëmijët e tyre Ensar, 16, Nehar, 12 dhe Elma, 10 prej Majit presin në çdo moment riatdhesimin.

Mes nënshkruesve është edhe kryetari i komunës Florian Hartmann (SPD), nënkryetari Kai Kuhnel dhe shumë personalitete tjera gjermane si prifti evangjelist Bjoern Mensing.

Historia e çuditshme: Falu për 300 euro dhe rrite mjekrën

Në janar 2014, duke shkuar në një xhami në Vushtri, Asllan Sahitit iu afruan dy persona vehabistë, të cilët i ofruan 300 euro për tu falur pesë herë në xhami dhe për të rritur mjekër.

“300 euro janë shumë për mesataren e Kosovës që është 400 euro,” shkruan Suedeutsche.de, përcjell Bota sot. “Ai pranoi ofertën duke bërë gabimin e jetës.”

Kjo pasi atij iu kërkua për të luftuar përkrah ISIS në Siri dhe Irak, pikërisht në Janar 2015, dhe në rast të refuzimit atij do ia merrnin djalin e vogël, Ensarin.

“Autoritetet gjermane nuk e besojnë historinë e tij, ndërsa “Qendra Kosovare” me kryetar Shpend Kursanin tregon se ngjarje të tilla në Kosovë janë prezente,” shkruan më tej gazeta gjermane.

Motra kishtare Irmengard tregon se “krishterimi kërkon që t’ju qëndrohet pranë këtyre personave.” Familja Sahiti njeh mirë edhe gjermanishten duke qenë mirë e integruar.

Edhe Papa Francesku do kishte nënshkruar qëndrimin e tyre në Gjermani,” përmbyll fjalinë motra kishtare. Deri tani familja ka qëndruar e paprekur në Gjermani, por me siguri kjo do jetë edhe për një kohë të gjatë!/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat