VV në Gjermani: Qeveria e Kosovës kundër interesave të Republikës së Kosovës

Diaspora

VV në Gjermani: Qeveria e Kosovës kundër interesave të Republikës së Kosovës

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 16:52

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjermani ka dënuar dhunën policore të ushtruar më 28 nëntor ndaj qytetarëve dhe aktivistëve të kësaj Lëvizje.

Në reagimin për media thuhet se kjo dhuna brutale shkel mbi Republikën dhe i del në mbrojtje “Zajednicës”, është e papranueshme.

“Gatishmëria e Qeverisë për t‘i mbrojtur interesat e Serbisë nëpërmjet një dialogu nënshtrues në njërën anë dhe injorimi i mbi 35 mijë protestuesve, injorimi i mbi 205 mijë nënshkrimeve në peticion dhe mosgatishmëria për referendum në anën tjetër, tregojnë se kjo Qeveri i ka shpallur qytetarët e Republikës armiq dhe Serbinë mike të saj.

Dhunimi dhe gjakosja e ditës së shenjt të shqiptarëve, 28 Nëntorit, përmes keqpërdorimit të Policisë, është një sulm i papranueshëm kundër të gjithë shqiptarëve anembanë botës. Këto veprime të qeverisë kanë vetëm një përfundim, dhe ai është rrëzimi i kësaj Qeverie skajshmërisht korruptive dhe diktatoriale”, thuhet në reagim./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat