Skulptori Mal Myrtaj në mesin e 186 artistëve më të shquar të Baden Würtembergut..!

Diaspora

Skulptori Mal Myrtaj në mesin e 186 artistëve më të shquar të Baden Würtembergut..!

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 13:34

Skulptori akademik Mal Myrtaj, ka vite që më sukses po merr pjesë në akademi dhe ekspozita të shumta artistike në Gjermani, ku më vite jeton dhe krijon, siç ishte pjesëmarrja e tij në Ekspozitën dimërore “Fauler Pelz” e hapur në premtën e kaluar në qytetin e bukur Überlingen, i cili gjendet në pjesën gjermane të liqenit piktoresk “Bodensee” i cili kufizohet më Zvicrën në anën tjetër të tij.

Në atelienë e bukur të arteve në këtë qytet në hapjen e kësaj ekspozite ishin të pranishëm krijues të artit figurativ si dhe skulptorë të shquar, anëtarë të shoqatës së krijuesve gjerman, në mesin e tyre edhe skulptori ynë i madh, Mal Myrtaj (i lindur në Pejë), i cili në një konkurrencë mjaft të fortë merrte pjesë më skulpturën “Hudhësi i diskut Dardan”, e cila më punimin e saj të mrekullueshëm kishte zënë vendin meritorë në mesin e shumë skulpturave tjera nga autorë të shumtë gjermanë. Kjo skulpturë u mirë pritë jashtëzakonisht mirë edhe nga vizitorë të shumtë, ndërsa ajo që vlen të theksohet është padyshim fakti, se skulptori akademik Mal Myrtaj është i vetmi skulptor-artist shqiptar i cili në dy dekadat e fundit e ka prezantuar artin dhe skulpturën shqiptare para auditoriumit artdashës gjerman më mjaft sukses, duke marrë pjesë më punimet e tij shumë të bukura, gjithnjë më motive autoktone shqiptare, në ekspozita të shumta në shtetin mik gjerman.


Skulptori akademik Mal Myrtaj në të majtë përcjellë fjalën e rastit në hapjen e ekspozitës

Prandaj, e meriton çdo lavdatë dhe mirënjohje nga institucionet e Kosovës. Në hapjen e kësaj ekspozite e cila do të jetë e hapur deri më 31. 01. 2016. ishin të pranishëm z. Emrush Çekaj, piktori shqiptar Augustin Përgegaj si dhe autori i këtij shkrimi.

Teksti dhe fotot: Rexhep ELEZAJ
D-Überlingen, 28.11.2015

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat