Presidenti Dr.Ibrahim Rugova ishte lider historik i pavarësisë së Kosovës, sepse kauzës së tij iu bashkangjit gjithë populli i Kosovës.
Ai sendërtoi në Perëndim imazhin e civilizuar të popullit të Kosovës, të cilin pushtuesi e kishte nxirë dhe rrespektoi deri në frymën e fundit orientimin Amerikan, sepse e diti mirë se asnjë lëvizje çlirimtare e popullit të Kosovës nuk do të triumfonte pa mbështetjen e SHBA, Europës dhe NATO-s.
Dhe kishte shumë të drejtë presidenti Dr. Ibrahim Rugova, prandaj është lider historik duke rikujtuar thënjën e tij prej Urtaku se;
"Duhet t'i tregojmë botës se ne dimë dhe mund të mbajmë shtet".
Presidenti Rugova do të skalitet në ndërgjegjen e popullit shqiptarë dhe Perëndimit si lideri historik i pavarësisë të Kosovës.
Lavdi dhe rrespekt të përjetshëm për Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova!