Argjentinë : Hirësia e tij, Aleksandër, uronë të gjithë Shqiptarët në Ditën e Flamurit

Diaspora

Argjentinë : Hirësia e tij, Aleksandër, uronë të gjithë Shqiptarët në Ditën e Flamurit

Nga: Beqir SINA - New York Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 15:11

Buenos Aires Argentina : Hirësia e tij Aleksandër, Kryepeshkop i Kishës Ortodokse të Shqiptarëve të Diasporës në Amerikën Latine, e thënë ndryshe pasuesen e kishës së Nolit, por në pjesën jugore të kontinentit – aty ku kjo kishë, ka komunitetet e veta në Argjentinë, Brazil, Kili, Uruguai,nuk e harron gjakun e tij shqiptar, edhe kësaj radhe nuk ka harruar të urojë shqiptarë kudo që janë :”Gëzuar 28 Nëntorit për të gjithë motra e vellezer , miq dhe shoke Shqiptarë !!!

Me rastin e 28 Nëntorit – 103 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryepeshkopi Aleksandër, ka postuar në profilin e tij në facebook – mesazhin e urimit për të gjithë shqiptarët në ditën e pavarësisë .

Ai madje si edhe heret e tjera , ka postuar në rrjetin social facebook, një set me fotografi, me flamurin kuq e zi, dhe shkabën me dy krena, dhe një “kartolinë me një urim të veçantë për 103 Vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ku shkruhet “Gëzuar Ditëlindjen!”.

Më poshtë në postimin e tij – Hirësia e tij Aleksandër, shkruan se “Të gjithë shqiptarët, në bot ë në se ne jemi të bashkuar, kemi për të ndërtuar Kombin e Madh dhe shtetin që quhët Shqipëria. Vetëm ajo Shqipëra, ka atë që na bashkon, që na integron. Çeshtja e Popullit të Shenjtë Shqiptar, nese shtyhet,vazhdon përndjekja, populli nuk papërmbahet, e kuqe dhe zi “
Shoqëruar edhe me një poezi me rastin e 28 Nëntorit, mesazhi i Tij mbyllet me bekimin “Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët kudo që janë” thotë Kryepeshkopi Aleksandër” në postimin e tij në face book me rastin e 103 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Gëzuar 28 Nëntorit për të gjithë motra e vellezer , miq dhe shoke Shqiptarë !!!

“Urime Dita e 28 Nëntorit , Ditë e Flamurit dhe e Pavarësisë shqiptare, gezuar Shqiptari, me shum gjak e mund e kem prit kete dite. Urime Shqipëri, Kosovë, Iliride, Çameri, Presheve, Ulqin, Plave e Guci, vaditën me gjakun e bijve tanë më të mirë; ata ranë në fushën e bëtejës për këtë Flamur, duke u bërë simbolë të krenarisë shqiptare,shembuj frymzimi për gjenëratat e reja, Ata i hapi rrugën, ne duhet të ndjekim...!!! Gëzuar "Muajin e Trashëgimisë Shqiptare" - duhet që muaji Nëntor të njihet si muaji I Trashëgimisë Shqiptare - muajin e Nëntorin ne shqiptarët festojmë: 1, Ditën e Alfabetit. 2, Ditëlindjen e Adem Jasharit. 3, Çlirimin e Tiranës nga nazistët. 4, Ngritjen e flamurit nga Skënderbeu. 5, Ngritjen e flamurit nga Ismail Qemali. 6, Pavarësinë e Shqipërisë Etnike!!! Të kerkojme gjithnje thelbin e asaj që na bashkon,dhe jo të rastësishmen që na ndan, vëllezër, mund të jemi Bektashinj, Mysliman, Ateist, Agnostik apo të Krishterë: çdo Shqiptar është vellai ynë!!! Ideologjitë tone politike dhe mundësitë mund të jenë të ndryshme:
Çdo Shqiptar është vëllai ynë, tek ne vlon i njëjti gjak, gjaku i Shqiponjave, Mbi gjitha Shqiptaria !!!… Mund të na fyejnë, të na përndjekin, të na vrasin, por në Shqipëri do të rilindim, Shqiperia do të triumfojë!!!
O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr’ o nën’ e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi.
Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
S’të trëmp Romani, as Venecjani,
As...SERB Dushmani, as Turk Sulltani,
Flamur i math për Vegjëli.
Flamur që lint Shën Kostandinin,
Pajton Islamn’ e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi !!
Kryepeshkopi Fan Noli

Urime edhe të gjithë shqiptarëve, kudo që jeni e ku jetoni, me familjët tuaja!!! Me respekt, zemra ime është me ju djema. Qofshin gjith shqiptaret me shendet e te suksesshem!!! Rroft Kombi Shqiptare!!! Rrofsh sa malet e Shqipes!!! Rroftë Shqipëria Etnike!!! Në lavdinë e kombit tonë shqiptar përgjithmonë!!!

Kryepeshkopi Aleksander I shqiptarve - Bir i Shqiponjës



Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat