Xheneta (13) nga Kosova hapi dritat e krishtlindjeve në Berlin

Diaspora

Xheneta (13) nga Kosova hapi dritat e krishtlindjeve në Berlin

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 09:50

Vajza e vogël nga Kosova, Xheneta (13) që kishte emigruar në Gjermani sëbashku me familjen e saj vetëm para një viti, kishte fatin ti ndezë dritat e bredhit të madh të vendosur në “Pariser Platz” në sheshin kryesor të Berlinit.

Kjo ceremoni u bë pikërisht në orën 16.45, e Dielë, ku dora e ish refugjates në prani të kryetarit të komunës, Christian Hanke dhe kryemenaxherit të kompanisë Lekker, Michael Veit, shtypi botonin e ndezjes së dritave që paralajmëron edhe ardhjen e festave të krishtlindjes.

Prindërit e Xhenetës nuk punojnë pasi babai i saj është i traumatizuar nga luftërat e shpërbërjes së Jugosllavisë, ndërsa nëna e saj nuk disponon dokumentat dhe lejet e punës. Ajo vetë, përkundër moshës së vogël, përkthen për familjen dhe ndihmon refugjatët tjerë pasi flet rrjedhshëm gjermanishten./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat