103 Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë - Gëzim i madh në sheshet e rrugët e Nju Jorkut (Foto)

Diaspora

103 Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë - Gëzim i madh në sheshet e rrugët e Nju Jorkut (Foto)

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 18:43

NEW YORK CITY : Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 103-vjetori pavarësisë së Shqipërisë, u shënua në mënyrë më madhështore, në çdo vendbanim ku më së shumti jetojnë shqiptarët.

Ndërkohë, që në Nju Jork, Detroit, Çikago, Toronto, Filadelfia, Stanford, Waterbury, Dallas, Feniks, Florida, Uashington, dhe vende të tjera të Shteteve të Bashkuara, janë zhvilluar aktivitete të ndryshme festive, ngritje e flamurit, koncerte dhe darka solmne me rastin e përvjetorit të pavarësisë, ku kan marrë pjesë me mijëra vetë
Në disa rrugë të Bronksit, Saten Island dhe Brooklyn, ku jetojnë një numër i madh shqiptarësh, u dha sinjali se festa po vjen . Në këto qytet po valëviten ende flamuj shqiptarë, krahas atyre amerikanë, duke zbukuruar rrugët e qytetit të Nju Jorkut.

Një ceremoni tradicionale për ngritjen e flamurit shqiptar u mbajtë më 28 Nëntorë, edhe në distriktin më të madh financiarë në botë Wall Street New York - sheshin e "flamurit" Bowling Green.
Vendi ku kjo ngritje e flamurit merr një rëndësi të veçantë mbasi flamuri kuq e zi vendoset zyrtarisht ne shtizen e bashkisë së Nju Jorkut, qytetit më të madh në vend .
Ngritja e flamurit në një nga sheshet më të njohura të New Yorkut u krye me 28 Nentor 2015, në pervjetorin e 103 të shpalljes së të pavaresise së vendit tonë dhe s'ka dyshim që kjo ishte ngjarja më e madhe dhe historike - mbasi aty flamuri kuq e zi për shtatë ditë u ngritë në Amerikë nga shqiptarët dhe do të qëndrojë përkrah atij amerikan në një nga sheshet me të njohura në këtë qytet.
Ky eveniment historik, kjo ditë e shenjtë e cila u kremtua me krenari, enthusiazëm dhe në mënyrë të veçantë, si në Shqipëri, Prishtinë, Shkup, gjitha trojet shqiptare dhe diasporë, iu kushtua ngritjes se flamurit në Vlorë nga i mençuri dhe i urti Ismail Qemal-Vlora, që shpalli mevehtësinë dhe ribërjen e Shqipërisë, më 28 Nëntorë 1912.
Kjo ngjarje e madhe në New York, në këtë shesh për disa vjet është tash meritë dhe një nder i vecant i Insitutit Shqiptaro Amerikan me President zotin Rape Ruci, dhe zvendes presidentin e saj djalit të tij Myslym Rucit.

Natyrisht, duke pas edhe mbeshtetjen e pakursyer të Komunitetit tonë shqiptaro- amerikan, por kësaj radhe edhe punën e madhe të Shoqatës Atdhetare Dibra, kryetarit Musa Pacuku , muzikanit Zaim Pelinku, në foninë, që arritën në mënyrë të sukseshme për të ngritur edhe kësaj rradhe flamurin kuq e zi në mes të New Yorkut.
Prej sot, sipas traditës ky shesh i cili është edhe një nga sheshet kryesore të Bashkisë së qytetit të Nju-Jorkut në shtizën e lartë do të mbajë ngritur krah flamurit të SHBA edhe Flamurin Shqiptar në kryeqëndrën e distriktit financiar Wall Street ose e njohur ndryshe të Bursës botrore të Nju-Jorkut, në lagjen "Bowling Green Park”- Flamuri kuq e zi, do të qëndrojë duke u valvitur ne krah te flamurit Amerikan, për 7 ditë.

Në këtë manifestim morën pjesë një grup i vogël shqiptarësh, të cilët kishin ardhur për të festuar së bashku dhe për të respektuar dhe nderuar flamurin e kuq e zi në këtë 103 vjetor.
Aty pranë shtizave të falmujve, ishte ngritur një podium i improvizuar nga kompania Pilku Constraction(me pronar shqiptar Ylber Pilkun).

Aktiviteti nisi në një atmosferë të gëzuar dhe mjaft enthuziaste, me fjalimet e rastit. Këtë ngjarje në ngritjen e flamurit me rastin e 103 Vjetorit të pavarësisë e udhëhoqi gazetari i komunitetit Beqir Sina.
I cili tha se :" Tradita në këtë vend po vazhdon, dhe ska asnjë dyshim që ngritja e flamurit kuq e zi në këtë vend natyrisht që është një nder i madh dhe krenari për të gjithë shqiptarët, duke na bërë edhe më krenar kur ta shohim flamurin tonë të valvitet krah atij të mikut tonë të përjetshëm SHBA, edhe në mes të këtij sheshi të fashëm në zemër të Nju Jorkut" tha zoti Sina.
Me ngritjen e flamurit u ekzekutua edhe Himni Kombëtar Amerikan dhe më pas, ajo e Himnit Kombëtar Shqiptar, kur u ngrit Flamuri Shqiptar nga Presidenti i Institutit Gjergj Kastrioti Skenderbeu - zoti Rrape Ruci dhe djali i tij Myslym Ruci .

Me pas fjalën e mori mikëpritësi i këtij organizimi zoti Myslym Ruci.

Ai përshëndeti të pranishmit , duke kujtuar historinë legjendare të ngritjes së flamurit në Vlorë, dhe bëri thirrje për bashkim kombëtar .Më pas ai përgezoj komunitetin shqiptaro-amerikan për kontributin dhe ndihmën që i jep atdheut tonë, për Kosovën dhe çështjen shqiptare dhe shtoje se "kjo ditë e shënuar është krenari dhe nder për gjithë kombin tonë dhe i shërben më shumë se kurrë "Bashkimit tonë Kombëtarë Shqipërisë Etnike"
Ruci, me këtë rast shprehu një faleminderim të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për atë që kan bërë për Shqipërinë, demokratizimin e saj, Kosovën e çështjen shqiptare.

Zoti Musa Paçuku, Kryetari i Shoqatës Atdhetare Dibra në Satetn Island - Nju Jork, përshendeti ngritjen e flamurit duke thënë se :”Ngritja e flamurit shqiptar në këtë shesh nga shqiptarët e Amerikës, ështe një nder dhe krenari e komunitetit shqiptarë, dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë”.

Më pas përshëndeti edhe studiuesi Bajram Doka.
Aktori Astrit Sulo, recitoi vargje poetike të krijuara nga ai vetë për Flamurin tonë të shenjtë, ndërsa profesor A. Fetiju , recitoi disa vargje kushtuar ditës së ngritjes së flamurit me 1912 në Vlorë.
Një grup të rinjësh shqiptarë, demostruan duke parakaluar me makinat e tyre luksoze me flamurin kuq e zi në nderim të kremtimin e 103 -Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në Times Square dhe Broadway.

Në një atmosfer gëzimi dhe harje u mbyll ceremonia për nder të 28 Nëntorit pas ngritjes së flamurit në Distriktin më të madh financiarë në botë Wall Street New York - sheshin e "flamurit" Bowling Green, duke vazhduar nga një grup të rinjësh shqiptarë, të cilët demostruan duke parakaluar me makinat e tyre luksoze me flamurin kuq e zi në nderim të kremtimin e 103 -Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. /SiBe/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat