Zvicër: Arrestohen katër persona, mes tyre edhe një shqiptar

Diaspora

Zvicër: Arrestohen katër persona, mes tyre edhe një shqiptar

Nga: Fitim Dika Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 18:28

Në lokalin e Bazelit, Velvet, mbrëmja e kaluar, 28.11.2015 ka shkuar jo e qetë ku janë përleshur verbalisht shumë persona kundër një 38 vjeçari. Kur ky i fundit ka lënë lokalin sëbashku me të dashurën, është ndjekur e më pas sulmuar fizikisht nga katër persona të identifikuar dhe të kapur nga policia. Bëhej fjalë për një 17 dhe 19 vjeçar brazilian, 20 vjeçar zviceran dhe një 29 vjeçar shqiptar nga Kosova.

“Policia pretendon se në përleshje kanë marrë pjesë më shumë persona dhe është në kërkim të disa tjerëve,” shkruajnë mediat zvicerane përcjell Bota sot.

Personi i lënduar është jashtë rrezikut për jetën./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat