Festimi i Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë në Nju Jork - Statujën e Lirisë (Foto)

Diaspora

Festimi i Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë në Nju Jork - Statujën e Lirisë (Foto)

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 16:17

NEW YORK CITY : Festimet më të mëdha të 28 Nëntorit Ditës së Flamurit kuq e zi, Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, si për çdo vjet mbahen nga shqiptarët e Amerikës. Mënyrat, që zgjedhin shqiptarët e Amerikë, jo vetëm që janë mbresalënëse, kudo, por ato të bëjnë të ndjehemi edhe më krenar se jemi shqiptarë, duke festuar së bashku dhe sa më mirë, edhe jashtë atdheut e trojeve tona etinike.

Gjatë këtij shekulli pavarësi një mënyrë e zgjedhur për të kremtuar 103 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ,nga Asambleisti i parë në historin e emigracionit shqiptar, zoti Mark Gjonaj, ka qenë nga më të veçantat në historinë e 28 Nëntorit.

Nata e mbrëmshme e 28 Nëntorit 2015, do të hyjë edhe në historinë e kësaj feste të madhe, për atë se si e kremtuan atë Shqiptarët e Amerikës.

Më shumë se 1000 mijë vetë, kongresmen, senator, diplomatët, lider të komunitetit, artistë të medhenjë, veprimtar të njohur, avokat, afaristë e biznesmen, studentë, gazetar, këngëtar, dhe muzikant, shkrimtar, duke kremtuar së bashku 28 Nëntorin në limanin e qytetit të Nju Jorkut, ”Pier 81”- me tragetin “ “Duchess World Yacht”, e bënë kremtimin një ngjarje më të madhe të shqiptarëve te Amerikes.

Festa e shqiptarëve, kesa rradhe ishte një udhëtim turistik - me anije përqark qytetit të New Yorkut, vendin ku shkelën për herë të parë emigrantët nga e gjithë bota, Statujën e Lirisë, dhe Elis Island, duke e bërë edhe më të bukur dhe më të gëzueshme festën e shqiptarëve të Amerikës.

Atmosfera festive u ndie fuqishëm dhe oshtiu për më shumë se 5 orë, duke e shoqëruat atë me fjalimet, muzikë , këngët e vallet plot hare, dhe dorzimi i chekut 2 milion dollar, për ndërtimin e Qendrës Kulturore Shqiptare, në Nju Jork, të cilat e shtuan gëzimin e festës së 28 Nëntorit dhe i ngallëzuan të gjithë pjesëmarrësit.

Festën e drejtuan Kozeta Turishta dhe Etrita Ibroci.

Etrita Ibroci mbajti dhe fjalën e rastit për nder të 28 Nëntorit

O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë!
Fushat e gjëra me lule, q'u kam ndër mënt dit' e natë!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar!
Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar!
Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.
Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.
(Marrë nga Naim Frasheri, “Bageti e Bujqesi”)
Me keto vargje te mrekullueshme te Poetit Madheshtor Naim Frasheri, mblidhemi per te festuar Diten e Flamurit - Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!
Kjo mbrëmje mund të jetë sukses vetëm me ndihmën e madhe të komunitetit tonë. Eshtë mbështetja juaj dhe puna e organizatorëve që së bashku sollën vlerat e traditave dhe të kulturës sonë kombëtare sonte.

Te githe ju ketu te pranishem jeni me fat dhe keni patur fat dy her. Se pari qe jeni Shqiptar dhe se dyti qe keni siguruar biletat me kerkuara ne qytet. Biletat per ket eveniment te mahnitshem. Ky tubim sonte Eshte ndodhi historike ku per te paren her te gjithe organizatat me te cmuara shqiptare u bashkuan per te festuar se bashku. Falenderime te vecanta i drejtohen organizuesit tone Mark Gjonaj.

Gezimi i festes se flamurit eshte nje gezim fuqimplote dhe i shenjte kombetar ku sebashku angazhohemi ne forcimin e ardhmerise sone si nje komb mbare-shqipetare nen valvitjen a flamurit tone kombetar. Ne kete feste ne jemi mirënjohës për trashëgiminë, gjuhën, kulturën dhe për atëdheun.
Me shumë kënaqësi dhe mburrje mund te them se jemi deshmitarë dhe nismetarë të një rilindje shqiptare! Dhe kjo ua mundeson shqiptarëve në mbarë botën të jenë nxitës dhe zhvillues të perspektivave më të mira përmes edukimit, fuqisë së mendimit dhe iniciativave pozitive.
Gjithashtu eshte kenaqësi të shoh kaq të rinjtë sonte qe e festojnë dhe ruajnë identitetin e tyre shqiptar me aftesite a tyre intelektuale, profesionale dhe sipermarrese. Rinia jone eshte ardhmerija dhe shtylla qe mbeshteten te githe motivet e zhvillimit mbare shoqeror dhe sidomos atij kombetar.
Ne perfundinm - ne emer to gjithe organizatave shqipetare ju ftojm te gjitheve qe se bashku te rrisim angazhimet tona, te shkembejme njohurit dhe pervojat dhe te nderojme komunitetin shqipetare me ane te arritjeve, dhe te jemi ambasadore te shqipetareve - kudo qe punojme dhe jetojme. Dhe cdohere te jeme te unjisuar - Ashtu sic na mesoj Skenderbeu: Bashkimi Bene fuqine!
Faleminderit dhe urime festen e flamurit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat