Çfarë i bënë dje shqiptarët djalit më të famshëm të Brukselit? (Foto)

Diaspora

Çfarë i bënë dje shqiptarët djalit më të famshëm të Brukselit? (Foto)

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 09:46

“Manneken Pis”, padyshim simboli kryesor i kryeqytetit të Belgjikës dhe Europës, Brukseli, është veshur me 28 Nëntor me rrobat kombëtare shqiptare për të shënuar festën e flamurit.

Këtë vit kjo ka ndodhur nën masa të rrepa të sigurisë të cilat janë në fuqi në Bruksel, për shkak të kërcënimeve për sulme terroriste.

Por jeta në Bruksel me 28 nëntor ka filluar t’i kthehet normalitetit pas një jave të tensionuar kur qyteti ishte pothuajse i boshatisur. Tash ka më shumë njerëz nëpër rrugë dhe në shesh, por ende patrullojnë ushtarë e policë të armatosur deri në dhëmbë, raporton korrespodenti i “Kohës Ditore” nga Brukseli.

“Maneken Pis” është një statujë e një vogëlushi në qendër të Brukselit e cila vizitohet nga miliona njerëz në vit. Vendi ku ai ndodhet, në shekullin e 17-të ka qenë vend ku qytetarët mbushin ujë në një fontanë.

Për të ekzistojnë shumë legjenda.

Një prej tyre thotë se kur qytetit donin t’ia vënin flakën, ai, duke urinuar, e ka fikur zjarrin dhe e ka shpëtuar qytetin.

“Manneken pis” do të thotë “Vogëlushi duke urinuar”.

Qyteti i Brukselit ka procedurat e veçanta për të mundësuar veshjen e kësaj statuje me ndonjë veshje kombëtare. Ai deri tani është veshur me më shumë se 900 kostume të ndryshme.




Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat