Me rastin e Festes së Flamurit, në Zelandën e Re u zhvillua ndeshje futbolli Shqipëri-Kosovë

Diaspora

Me rastin e Festes së Flamurit, në Zelandën e Re u zhvillua ndeshje futbolli Shqipëri-Kosovë

Nga: Sabit Abdyli, Auckland Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 07:25

Me rastin e Ditës së Flamurit Mërgata shqiptare në Zelandën e Re organizoi një ndeshje vëllazërore futbolli shqiptaro-shqiptar (Shqipëri-Kosovë).

Ndeshja u zhvillua në stadiumin 111 Archers Rd, Glenfield, North Shore në qytetin e Auckalnd-it. Loja atraktive me pasime të sakta dhe fer kënaqi publikun gjatë gjithë kohës sa zhvillohej.

Gjithçka ishte në frymën e festës së Flamurit. Ndeshja përfundoi me rezultatin Shqipëria 2 Kosova 5. Golat për Shqipërinë i realizuan; Arbeni dhe Vuksanlekaj, ndërsa për Kosovën Ari 2 gola, Sokoli, Albani e Driloni nga 1.

Shqipëria: Toni, Iliri, Leonard, Xhina, Keven, Ilir Kamberi, Mario, Ardian, Zamir, Brain e Denis.

Kosova: Murati, Fatosi, Shkëlqimi, Ervini, Agroni, Ideali, Erzeni, Shkëlzeni, Muhameti, Sokoli, Ari, Albani, Edoni, Driloni e Burimi.

Referi kryesor Sefedin Zeka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat