Familja Rusi - vendos në majën e shtizës së ndërtesës së tyre në Brooklyn Flamurin Kuq e Zi

Diaspora

Familja Rusi - vendos në majën e shtizës së ndërtesës së tyre në Brooklyn Flamurin Kuq e Zi

Nga: B.Sina Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 21:34

Për her të dytë në shtizën mbi çatinë e ndërtesës më të lart përgjatë ekspresit Brooklyn–Queens Expressway - ekspresit të madh në qytetin e Brooklynit - New York, ngrihet me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit - Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, një flamur i madh Kuq e Zi, përkrah flamurit të SHBA, në shenjë respekti dhe mirënjohje edhe për atë çfarë kanë bërë për Shqipërinë, Kosovën dhe çështjen shqiptare Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo është një nga autostradat më të frekuentuara, në ishullin njujorkez, mbasi ajo lidhë tre pjesët e këtij ishulli - Staten Island, Brooklyn, dhe Queens dhe Manhattan , veriun e SHBA të Amerikës me pjesën jugore nëpërmjet qytetit të Nju Jorkut.

Ndërkohë, ashtu si edhe vitin e kaluar, po edhe këtë vit pra në 103 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, biznesmeni shqiptar nga Dibra e Madhe në, SHBA, Sal Rusi, dhe kompania e tij, ngre flamurin kuq e zi në majën e një ndërtese, pronë e tij, me rastin e 28 Nëntorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat