LDK-Dega në Zvicër i uron të gjithë shqiptarëve 28 nëntorin - ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

Diaspora

LDK-Dega në Zvicër i uron të gjithë shqiptarëve 28 nëntorin - ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 19:09

Në emër të Degës së LDK-së në Zvicër, të gjithë shqiptarëve u përcjell urimet më të sinqerta me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.

28 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Flamurit Kombëtar është dhe do të mbetet njëra ndër ngjarjet më të ndritura të popullit shqiptar. Është vlerë që duhet të ruhet dhe kultivohet në shenjë respekti për paraardhësit tanë, për të tashmen dhe të ardhmen e brezave që do vijnë.

Gëzuar 28 Nëntori, Dita e Flamurit.

Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë! Haki Latifi, Kryetar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat