Festa e Flamurit festohet edhe në Gjermani

Diaspora

Festa e Flamurit festohet edhe në Gjermani

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 18:56

Në Memmingen të Gjermanisë dje u festua festa e Flamurit kombëtar nën organizimin e mësueses së gjuhës shqipe në shkollën për mësim plotësues në këtë qytet Ilmije Durmishi.

Organizimi ka filluar me himnin kombëtar, pastaj me poezitë “Gjuha Jonë”, “Pse jemi të ndarë” e shumë aktivitete të ndryshme.

Fëmijët e veshur me veshjet kombëtare,të mbuluar me flamurin kuq e zi të ngjallnin ndjenjën e heroizmit e atdhedashurisë.

Ndërkaq prindërit e nxënësve për nder të kësaj dite në shkolle kishin sjellë ushqime tradicionale të cilat e begatuan edhe më shumë programin festiv.

Prindërit falënderuan tejmase mësuesen Durmishi për këtë emocion dhe tërë dijen si në aspektin letrar e historik qe po ua jep fëmijëve të tyre, të cilët edhe pse jetojnë e veprojnë jashtë trevave shqiptare nuk po e lënë anash falë përkushtimit të mësueses Durmishi.

Programi festiv po vazhdon dhe tërë ky ngazëllim po vërehet në fytyrat e fëmijëve. Mësuesja Durmishi thotë se qellim primarë ka nxënësit me të cilët po punon për një gjuhe me te rrjedh shme shqipe dhe një vetëdijësim për gjenezën dhe historikun e kombit shqiptar

Fëmijët e bashkatdhetarëve që vijojnë mësimet në këtë shkollë kanë kënduar dhe kanë hedhur valle me motive nga tradita shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat