Nënkryetari i SVP, Thomas Aeshi: Nuk paragjykohen gjithë shqiptarët

Diaspora

Nënkryetari i SVP, Thomas Aeshi: Nuk paragjykohen gjithë shqiptarët

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 14:39

Gazeta zvicerane NZZ, ka bërë një intervistë të gjatë me nënkryetarin e partisë populiste në Zvicër, SVP-së në kantonin Zug, Thomas Aeshi, 36, duke folur për tema të ndryshme nga ato private deri te zgjidhja e problemeve të Zvicrës.
Ish ushtaraku i shkolluar në Havard, potencoi se edhe pse ka moshë 36 vjeçare, disponon bagazhin dhe eksperiencën për të zgjidhur problem të mëdha.
Një pyetje interesante që preku shqiptarët ishte slogani i dikurshëm i partisë së tij, SVP, “Shqiptarët therrin zviceranët”, që sipas gazetës më të madhe zvicerane nuk janë më të vërteta.
Por Aeshi u përgjigj:
“Mediat janë shpesh ata që keqintepretojnë ngjarjet. Ai mesazh në atë slogan kishte të bëjë me një ngjarje konkrete dhe kurrsesi të denigrohej paushall një popull i tërë (banorët e Kosovës).”

Partia SVP fitoi zgjedhjet e fundit parlamentare në Zvicër, duke ia dhanë besimin gati një e treta e popullatës./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat