Interesim për investim në Kosovë, në prodhimin e teknologjisë së fundit për operacionet specifike në Zemer dhe Mushkri

Diaspora

Interesim për investim në Kosovë, në prodhimin e teknologjisë së fundit për operacionet specifike në Zemer dhe Mushkri

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 07:19

Sot me 26.11.2015, në vendin tonë ishin për vizitë një delegacion nga Gjermania, delegacion ky i cili është i interesuar që të investoi në Kosovë për prodhimin e teknologjisë së fundit për operacionet specifike në Zemer dhe Mushkri si dhe mundesia për ndërtimin e një qendre për hulumtime dhe analiza shkencore në të cilën mund të bëhen zbulime të tjera shkencore në fushen medicinale dhe ato teknologjike të cilat mund të përdoren për operacione specifike.

Pas takimit të parë me Shkelzim Murtezi në Gjermani ku ai arriti që t’i bindë me argumente profesionale për kushtet e favorshme për të prodhuar në Kosovë duke pasur parasysh mundësite vendore dhe ato ndërkombëtare që i kanë prodhuesit kosovarë si p.sh. Eksportimi pa doganë në 43 shtete ndërkombëtare, tatimi I ulët, fuqia punëtore etj, duke I bindur ata që të vijnë në Kosovë ku investitoret vizituan vendin tonë 3 jave me parë. Po ashtu, gjatë takimit të vizitës paraprake zhvilluan takime në vend me institucione vendore dhe ndërkombetare dhe ku po ashtu janë befasuar me mundësite e favorshme në Kosovë. Si rezultat i vizitës paraprake e cila ishte bindese për delegacionin nga Gjermania për të vazhduar procesin për realizimin e këtij Investimi.

Pas prezantimit të kryetarit të Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional Shkelzim Murtezi për këtë Asociacion dhe prezantimin e delegacionit për mjekët të cilët ishin prezent, mori fjalën edhe Dieter Weihrauch ku prezantoi kompanine e tijë e cila mirret me konsulenca financier për investime ndërkombëtare që nga viti 1964, po i njejti tregoi qe së bashku me Murtezin kan arritut në bashkëpunim të ngushtë për sjelljen e investitorëve në Kosovë, ku një ndër ta është edhe Prof.Dr. Doan BAYKUT. Dieter Weihrauch u shpreh shumë i lumtur që me bashkëpunim me Murtezin arritën që të bijnë diqka për Republikën e Kosovës. “Pas një viti punë të pa ndërprerë duke zhvilluar bisedime intensive së bashku me z.Murtezin për mundësit e sjelljes së investitoreve të huaj në Kosovë, tani jemi të lumtur që të bëjmë diqka për Republikën e Kosovës, eshte e mire per vendin Tuaj qe behet fjale per nje investim kapital afatgjat, duke siguruar vende te punes afatgjate”.

Ai më tutje tha se me këtë mundë të zgjerohen edhe linjat prodhuese, si dhe të zgjerohen edhe vende tjera për punësim. “Ne po ashtu kemi arritur që ky investim i cili është paraparë të bëhet në Zvicerr, mund të bëhet në Kosovë. Përmes zgjërimit të linjave prodhuese të produkteve afatgjate do të zgjerohen edhe vende punë në prodhim, logjistike, administrat, duke thënë që bioteknologjia është në rëndtijen e parë në tregun ndërkombëtarë“ – tha Weihrauch.

Ndersa Prof.Dr. Baykut prezantoj Aparatin, zbulimin e tijë të ri dhe analizat shkencore, si dhe perparësit e kësaj teknologjie për të shpëtuar jetë, e cila sipas kësaj statike është dukshëm më e lart se intervenimet e tjera. Ku në vazhdim ishte një konsultim i hapur me mjekët e tjerë dhe shkëmbim informatash dhe mendimeve profesionale, duke treguar po ashtu vullnetin e tije për të investuar në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat