Veprimtari z. Mirash Hajdaraj aderoi në Degën e LDK-së në Zvicër

Diaspora

Veprimtari z. Mirash Hajdaraj aderoi në Degën e LDK-së në Zvicër

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 18:26

Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër në takimin e saj të radhës diskutoi rreth agjendës së aktiviteteve të saja. Ishte një mbledhje shumë konstruktive në dobi të organizimit dhe forcimit të Degës së LDK-së në Zvicër.

Në kuadër të kësaj mbledhje kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër z. Haki Latifi pati nderin që t'i uroj mirëseardhje në LDK në emër të kryesisë, veprimtarit të devotshëm të çështjes kombëtare z. Mirash Hajdaraj. Duke i premtuar bashkëpunim korrekt dhe të sinqertë në të ardhmen.

Z. Mirash Hajdaraj në vazhdim u falënderua për mikpritjen dhe hapësirën e bashkëpunimit të ofruar nga Kryetari Latifi si dhe nga kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër duke premtuar angazhim konkret në organizimin e Degës së LDK-së në Zvicër dhe më gjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat