Deputetja shqiptare nuk mbështet Zoran Milanovicin për Kryeministër të Kroacisë (Foto)

Diaspora

Deputetja shqiptare nuk mbështet Zoran Milanovicin për Kryeministër të Kroacisë (Foto)

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 22:24

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë Ermira Lekaj Përlaska nuk ia ka dhënë nënshkrimin e saj Kryeministrit Zoran Milanovicit i cili po përpiqet të sigurojë 76 nënshkrime të deputetëve për t’u konfirmuar si mandatarit për krijimin e Qeverisë.

Siç njoftojnë mediat kroate, shtatë nga tetë përfaqësuesit e pakicave kombëtare të mërkurën ia kanë dhënë nënshkrimin mandatarit Zoran Milanovic i cili po mbledh nënshkrime për tu konfirmuar mandatar për krijimin e qeverisë kroate, por këtë nuk e ka bërë edhe Ermira Lekaj Përlaska e cila nuk e ka nënshkruar deklaratën.

Kryeministrit Milanovic i duhen 76 vota për të marrë mandatin nga Presidentja e Kroacisë për të filluar përpjekjet për të krijuar qeverinë, ndërkohë që ai ka siguruar vetëm 67 nënshkrime.

Ndërkohë veprimi i saj, po mbështet nga nacionalistët kroatë të cilët nuk e shikojnë me simpati mbështetjen e pakicave për Milanovicin.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat