Shqiptari në Gjenevë e denoncon veten në polici për trafik droge

Diaspora

Shqiptari në Gjenevë e denoncon veten në polici për trafik droge

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 16:56

Gjenevë, 24 nëntor - Një shtetas shqiptar i lodhur dhe mërzitur nga trafiku i drogës ka denoncuar vetveten në policinë e Gjenevës.

Më konkretisht, i riu shqiptar (26) arriti në fillim të nëntorit në Gjenevë i angazhuar në shitjen e heroinës. Mjerisht, ai e ka lajmëruar vetveten në polici.

Jeta dinamike dhe zhvillimi ekonomik i Zvicrës shpeshherë provokon fantazinë e te huajve në ketë vend për lloj lloj biznesesh e aktivitetesh tjera interesante, legale e ilegale. Por për disa që provojnë fatin e tyre, ëndrrat nganjëherë kthehet në akth, bumerang dhe shpesh pendohen.

Ne rrethin e kësaj kategorie, sipas policisë zvicerane mund te radhitet edhe i riu shqipëtar 26 vjeçar, i cili zbarkoi në Gjenevë në fillim të nëntorit. Të dielën e kaluar, vetëm tre javë pas mbërritjes së tij, ai shkoi në stacionin policor Plainpalais për t’u arrestuar. Ai vete ka njoftuar policinë se i ishte shitur heroinë. Ai i dorëzoi 20gr. Agjentët e drogës me pas e arrestuan.

“Kjo lloj sjellje e pa parë tashmë, e këtij dileri gjentellmen është e rrallë” thotë zëdhënësi i policisë, Jean-Philippe Brandt për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”.

Shpesh tregtarët e vegjël që vijnë në Zvicër për të gjetur punë dhe krejt rastësisht me dashje e pa dashje e gjejnë veten në rrjete të ndryshme te kriminalitetit, pra edhe ne atë të trafikut të drogës.
Sipas Brandt “shqiptari iu lodhur nga ky zanat me te rinj tjerë të e Ballkanit dezerton nga misioni i tij dhe ai vete preferoi që të dorëzohet tek autoritetet policore se sa të pësoj nga ndonjë hakmarrje apo rrezik prej eprorëve e tij…”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat