Sirianët, shqiptarët dhe gjermanët njihen përmes portreteve

Diaspora

Sirianët, shqiptarët dhe gjermanët njihen përmes portreteve

Nga: Fitim Dika Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 00:23

Për të promovuar vlerat e tolerancës dhe luftën kundër racizmit, qyteti gjerman Eichsfeld ka organizuar një takim mes sirianëve dhe shqiptarëve refugjatë, nga njëra anë dhe gjermanëve në anën tjetër. Ata duheshin të vizatojnë portrete fytyrash, që të lidhen sado pak me ndjenjat e tyre të brendshme, sesi e shikojnë jetën në Gjermani.

“Është një sinjal kundër racizmit dhe mikpritjes së refugjatëve. Ata duheshin të vizatonin portrete personash për të shprehur atdheun, fluksin dhe migrimin njëkohësisht,” tha organizatorja Vera Fisher për Thueringer-allgeimeine.de, përcjell Bota sot.

Tasnimi nga Siria, 20, jeton disa javë në Gjermani, ndërsa në vendlindje kishte studiuar për mjekësi. Ai dëshiron të vazhdojë jetën në vendin e ri, poashtu si mjek, ndërsa më parë duhet të përvetësojë gjermanishten. Në portret ai dëshiron të tregojë dëshirën e tij të patundshme për tu bërë mjek dhe dëshirën për të njohur njerëz të nacionalitete e kulturave tjera.

Në anën tjetër është Senadi, 15, nga Shqipëria. Pas pak edhe ai mbaroi portretin e tij, që lidhet me sportin. Ai dëshiron të bëhet bokser. Për dallim nga refugjati sirian, ai flet mirë gjermanisht dhe integrimi për të veçmë ka filluar. “Unë jam këtu për të mësuar më mirë gjermanishten dhe të komunikoj me njerëzit tjerë,” thotë ai.

Eventi ka ndodhur të Shtunën, ndërsa ngjashëm priten të organizohen edhe ditëve në vijim. Në 28 Nëntor refugjatë tjerë do takohen për të vizatuar portrete në Heiligenstädter Marcell-Callo-Haus, në 12 Dhjetor në Villa Lampe si dhe në 19 dhjetor në Konrad-Martin-Haus von Effelder./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat