17-vjeçari shqiptar vritet me thikë (Foto)

Diaspora

17-vjeçari shqiptar vritet me thikë (Foto)

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 23:38

Mjekët bënë ç’ishte e mundur për të shpëtuar 17-vjeçarin Vaso Kako, por ai vdiq në vendin e ngjarjes në një rrugë banimi në veri të Londrës.

Kështu shkruan media britanike “Express.co”, për një djalë të ri me origjinë shqiptare i cili studionte për biznes. Policia ka bërë me dije se i riu nuk shoqërohej me banda kriminale dhe nuk kishte lidhje me to.

Vëllai i tij, Bruno, 25 vjeç, ka thënë: “Ai ishte thjesht një djalosh i bukur, ishte gjithmonë i lumtur, i qeshur dhe i dashur. Ai ishte gjithmonë shumë bujar me miqtë dhe familjen e tij”.

Dëshmitarët thanë se një grup i madh të rinjsh u përleshën në një sulm të hënën në mbrëmje. Policia nuk ka asnjë ide se kush mund ta ketë bërë vrasjen dhe përse. Hetimet kanë nisur për të zbardhur ngjarjen.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat