Kryesia e nëndegës së LDK-së për Zimmerberg deklaratë për zhvillimet në LDK

Diaspora

Kryesia e nëndegës së LDK-së për Zimmerberg deklaratë për zhvillimet në LDK

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 18:31

Degës së LDK-së në Zvicërr
Kryesisë Qendrore të LDK-së në Prishtinë,

Deklaratë për opinion

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Kryesia e nëndegës së LDK-së për Zimmerberg në mbledhjen e mbajtur me datë,22/11/2015,në Thalwil/ZH, analizoj në mënyrë të gjithanshme punën e aktiviteteve të nëndegës, bashkëpunimin me kryesinë e degës si dhe gjendjen dhe paqartësitë e shkaktuara nga vendimi i kryesisë qendrore të LDK-së për anulimin e kuvendit të VIII të LDK-së në degën tonë në Zvicërr.

Ishte konstatim pothuajse unanim i antarëve të kryesisë së nëndegës sonë se veprimet e kryesisë qendrore së pari për mos lejimin e pjesëmarrjes së delegatëve të zgjedhur të degës së LDK-së për Zvicërr dhe pastaj edhe anulimin pa argumente bindëse dhe të mbeshtetura në norma statutare të Kuvendit të VIII të degës sonë ishin të ngutshme, të pa matura në aspektin statutar dhe politik dhe të dëmshme për degën, veprimtarët, aktivistët dhe mërgatën tonë në Zvicërr të cilët me dekada punuan, vepruan, kontribuan dhe ishin ndër më meritorët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Konsiderojmë se veprimet e këtilla pa debat dhe diskutime me organet e zgjedhura në një kuvend demokratik, të dëshmuar edhe me dokumentacion përkatës nuk përkojnë me kulturën politike të LDK-së dhe filozofinë Rugoviane e cila vazhdon të mbetet udhërrëfyes për veprimtarët e LDK-së në Zvicërr tash e një cerek shekulli. Veprimet e tilla nga ana e kryesisë qendrore të LDK-së dhe një pjese të delegatëve të kuvendit të degës së LDK-së në Zvicërr, të cilët ishin pjesë aktive e këtij kuvendi zgjedhor si dhe pranuan poste udhëheqëse në forumet e degës krijon huti, paqartësi dhe zhgënjim te antarësia e jonë në Zvicërr dhe në mërgatën tonë në përgjithësi.

LDK-ja është e njohur për debat të brendshëm, tolerancë dhe kulturë politike dhe demokratike, andaj ne si nëndegë vlerësojmë se duhet kurajo politike, vullnet dhe gadishmëri si dhe respektim të normave statutare të LDK-së që kjo situatë e krijuar pa nevojë dhe për ambicie dhe ego personale dhe klanore të tejkalohet dhe situata të normalizohet duke unifikuar qendrimet dhe veprimet në të mirë të rritjës, fuqizimit dhe mobilizimit të antarësisë së degës në Zvicërr e cila është pjesë e rëndësishme e LDK-së dhe mund të vazhdojë të japë kontribut të madh në rritjën dhe rikthimin e LDK-së si parti e parë në Republikën e Kosovës. Besojmë në racionalitet dhe koordinim veprimesh në mes të kryesisë së LDK-së në qendër dhe organeve të zgjedhura të degës së LDK-së të dala nga kuvendi i tetë zgjedhor i degës sonë, unifikim dhe ecje përpara në interest ë mërgatës, LDK-së dhe Kosovës.

Konsiderojmë se unifikimi i qëndrimeve , hapja e debatit dhe ecja tutje si strukturë unike e degës sonë i kontribon forcimit të LDK-së në mërgatë dhe do ketë edhe impakte të rëndësishme edhe në forcimin e partisë në Republikën e Kosovës. Nëndega e jonë është e gatshme që me kontributin ë saj modest të kontribojë në fuqizimin, unifikimin dhe riorganizimin e degës së LDK-së në Zvicërr në interes të antarsisë, veprimtarëve dhe njerëzve tanë që nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre për Kosovën dhe LDK-në si Lëvizje Nacionale për Liri dhe Pavarësi.

Me respekt,
Kryetari i nëndegës për Zimmerberg,
Mensur Kralani

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat