Zvicër: Numri më i madh i trafikuarve vijnë nga Kosova

Diaspora

Zvicër: Numri më i madh i trafikuarve vijnë nga Kosova

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 09:47

Në Zvicër janë shtuar masat për kontrolle kufitare, kryesisht kjo edhe nga frika e terrorit. Në fund të shtatorit policia zvicerane arrestoi 38 vjeçarin sirian që jetonte në Suedi, mirëpo merrej me trafikimin e qenieve njerëzore në Zvicër. Ai u përpoq që dy irakenë ti trafikonte nga Viena në Cyrih dhe më pas në Kopenhagen. Në Janar ngjashëm u arrestua 58 vjeçari nga Malejzia, që trafikonte njerëz nga Shri Lanka. Raste të tilla ka katër gjatë 2015, dhe të gjithë janë dënuar sipas nenit 116 të Kushtetutës Zvicerane ku parashihet dënime edhe me burg.

Kalimi ilegal i kufirit: 373 të arrestuar gjatë vitit 2015

Këtë vit ka pasur numër më të madh të trafikuesve dhe personave që kanë dashur të kalojnë ilegalisht kufirin, krahasuar me gjithë vitet paraprake. Në vitin 2013 numri i të trafikuarve ishte 211, 2014 ishte 384, ndërsa këtë vit deri në tetor, ka pasur 373 raste të regjistruara.

Në rajonin kufitar 2, që përfshin një pjesë të kufirit zviceran, shumica e të arrestuarve janë nga Eritrea, 15, dhe nga Kosova, 14. Mirëpo nuk janë pak edhe ata me identitetin zviceran, 11. Në gjithë kufirin e Zvicrës, kjo shifër arrin majat nga banorët e Kosovës, 53, ndërsa të dytët janë nga Eritrea, 47. Më pas vijnë sirianët, zviceranët, irakenët me 37, 28, 21 respektivisht; informon zuonline.ch, përcjell Bota sot.

Sipas shifrave, tani shumica nuk arrestohen vetëm nëpër trena e maqina, por një pjesë e konsiderueshme edhe gjatë fluturimeve me aeroplanë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat