Organizohen “Ditët e kulturës shqiptare” në Zvicër e Belgjikë

Diaspora

Organizohen “Ditët e kulturës shqiptare” në Zvicër e Belgjikë

Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 12:19

Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Ministritë e Kulturës të Kosovës dhe asaj të Republikës së Shqipërisë, si dhe përfaqësitë diplomatike të dy shteteve, në një projekt të përbashkët kulturor të quajtur “Ditët e Kulturës Shqiptare” organizojnë një varg aktivitete në Cyrih dhe Bruksel.

Në Cyrih më 25 nëntori në orën 20:00, do të mbahet koncerti i mezzosopranos, Sanije Matoshi dhe pianisten, Elizabeta Musliun.

Më 26 nëntor në skenë do ta vë shfaqjen e Teatrit Kombëtar “Gishti”, të regjisorit nga Kosova, Erson Zymberi në të cilën luajnë aktoret: Irena Cahani dhe Teuta Krasniqi edhe kjo me fillim nga ora 20:00.

Nata e tretë 30 nëntori do të sjellë projeksione filmike të metrazheve të shkurta nga Prishtina dhe Tirana të cilat do të fillojnë të shfaqen nga ora 18:00.

Të gjitha këto ngjarje do të mbahen në Bibliotekën Pestalozi, Norastrasse 20 - Cyrih.

Në Belgjikë, përkatësisht në Bruksel do të festohet me këngët etno jazz të artistes sonë të mirënjohur Elina Duni dhe Colin Vallon më 28 nëntor me fillim nga ora 20:00 në Stadasschouëburg-Keizerstraat 3, Mechelen.

Pas këtij koncerti me datën 30 nëntor do të ketë projeksione filmash të metrazhit të shkurtër nga Kosova dhe Tirana që do të vijnë në orën 17:00, ndërsa krejt për fund në po këtë ditë përmbyllën ditët e kulturës shqiptare me shfaqje teatrale “Sikur kjo të ishte shfaqje”.

Këto dy ngjarje do të mbahen në Nona-Kunstencentrum Bruksel – Bejgineenstraat 19, Mechelen. Këto aktivitete do të pasurohen edhe me veshjen e simbolit të qytetit të Brukselit “Maniken Piss” në veshjet tona Kombëtare, iniciativë kjo e bashkatdhetarëve tanë nga Belgjika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat