Transporti publik në Zvicër do shtrenjtohet për 3%

Diaspora

Transporti publik në Zvicër do shtrenjtohet për 3%

Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 08:56

Duke iu referuar gazetës Sonntagszeitung, në Zvicër pritet të ketë rritje të biletave të tansportit publik prej 3%. Kjo gjë pritet të ndodhë nga fundi i vitit 2016, ndërsa si shkak i shtrenjtimit është ngritja e çmimit të traseve, që nga fillimi i vitit 2017 do të hyjë në fuqi në gjithë vendin.

Lajmin për këtë ndryshim në fushen e çmimeve e ka konfirmuar edhe Ueli Stückelberger, kryetar i bashkësisë së Transportit Publik, ndërsa shefi i SBB, Andreas Meyer, para pak kohësh kishte deklaruar që të bëhej çështë e mundur që kjo të mos ndodhte.

Sipas Ueli Stuckelberger, qeveria duhet të financojë për hekurudhat rreth 100 milion franga dhe këto shpenzime duhet të mbulohen edhe përmes rritjes së biletave, gjegjësisht nga ata të cilët janë shfrytësues të saj.

Këto masa rritjesh kanë pasur edhe kritika të shumta, duke kërkuar evitimin e tyre. Nga partitë zvicerane SP dhe FDP janë shprehur për “sinjale të gabuara”, kur paralajmërohet shtrenjtimi i biletave, ndërsa nga partia SVP, janë shprehur se projekti duhet të rishikohet dhe se rritja prej 3% është e lartë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat