Ambasadori Mal Berisha - u takua me Vatrën

Diaspora

Ambasadori Mal Berisha - u takua me Vatrën

Nga: Beqir SINA New York Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 07:05

BRONX - NEW YORK : Në kuadrin e aktiviteteve, që mbahen me rastin e festave të Nëntorit, të Enjten më 19 Nëndor në Shtëpinë e Vatrës, u mbajtë një takim me Ambasadorin Mal Berisha, anëtar Nderi i Vatrës, studiues i njohur me kontribute të veçantë në studimin e historisë së marrdhënieve shqiptaro -amerikane dhe po në mënyrë të veçantë të marrdhënieve shqiptaro-Hebraike.

Në këtë takim morën pjesë miqt e tij vatranë, veprimtarë të komunitetit, studentë shqiptarë, shkrimtar, gazetar dhe adhurues të librit.

Takimin si mikëpritës, e hapi Kryetari i vatrës, dr. Gjon Bucaj, duke i uruar mirëvseardhjen mysafirit të nderuar.

Dr. Buçaj, tha se për Vatrën dhe vatranët - është nder që të takohet me Ambasador Mal Berishën, i cili është gjithashtu dhe anëtar nderi i Vatrës, dhe që me punën studimore, i ka kontribuar denjësisht historisë së Shqipërise përfshirë edhe Vatrën.

Më pas kryetari i Vatrës, u kujtoi të pranishmëve, në pikat kryesore karrierën diplomatike dhe atë studimore të z. Mal Berisha.

Ambasadori Mal Berisha, tha në fillim të fjalës së tij se erdhi në ketë takim me vatranët, për të promovuar librin më të fundit me titull; “Realitete Shqiptaro-Britanike” dhe, për t’u takuar me miqt e tij vatranë, pas asaj që ai i "kishte numëruar " 1358 ditë në Londër, si përfaqësuesi i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut.

Duke shfrytëzuar këtë takim të parë me shqiptarët e Amerikës, pas largimit nga Londra, ai gjeti rastin edhe një her publikisht - që të “falemnderonte, perzemërsisht tërë bashkëatdhetarët, miqtë, shokët, drejtuesit e shoqatave, aktivistët, kolegët diplomatët të Ambasadës, në Londër, për ndihmën, si tha ai që më kanë dhënë për për-mbushjen me sukses të kësaj detyre të nderuar…”.

Më pas zoti Berisha , duke folur për librin “Realitete Shqiptaro-Britanike” , tha se ky është libri im më i fundit, pjesë e punës time, frut i një pune shumë vjeçare për ndriçimin e disa çështjeve, që kanë të bëjnë me historinë e Shqipërisë dhe në veçanti me rolin dhe kontributin e të huajve për Shqiperinë dhe shqiptarët.

“Edhe, nëse nuk do te gjeni shumë art dhe prefeksion, në këto studime, thotë zoti Berisha, ju siguroj se në asnjë çast nuk më ka munguar puna me shumë dashuri, përkushtim dhe pasion” .

Duke folur për librin e tij të fundit “Realitete Shqiptaro-Britanike”, ai tha sy ky libër ju sjell ashtu si ka qenë kontributi i britanikeve dhe të komunitetit shqiptar në Londër, dhe disa figurave të shquara shqiptare në Londër, dhe miqve të njohur të Shqiptarëve atje.

Shpalosja e këtij libri, u shoqërua edhe me prezantimin e fotografive, nga takimet e tij në në Londër, ku tregohen veprimatritë e 1358 ditëshit në Londër, ku ai mbajti me dinjitet dhe përgjegjësi të plotë deri ditën e fundit, detyrën e Ambasadorit, si përfaqësuesi i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe me fragmente nga krijimtaria e tij studimore.

Në fund të këtij takimi u bënë edhe pyetje, të cilat lidheshin me diplomacinë shqiptare në Londër, por pati edhe ndonjë pyetje se përse "Ambasadori Berisha, termin e tij në Britaninë e Madhe, e ka "matur" me ditë e jo me vite? si ndodh rëndom"

Zonja Naze Veliu, sekretare Vatrës, në peytjen e saj - ishte e interesuar për të ditur se si është parë çështja e Çamërisë, në Londër, dhe, ish gazetari i Radio Tiranës për gjuhët e huaja Adem Haxhaj - pyeti lidhur me atë se sa punon sot diplomacia shqiptare, për Bashkim e të gjitha Trojeve Shqiptare.

Kurse, veprimtari i dalluar i komunitetit, zoti Harry Bajraktari, duke faleminderuar zotin Berisha, vlerësojë lart kryerjen e detyrës së Ambasadorit të Shqipërisë në Londër, dhe, e faleminderojë atë, për botimin e një seri librash studimore rreth çështjes shqiptare, dhe shkrimeve të tij për Kosovën .

Kjo, veprimtari u mbyll me një fotografi të përbashkët, teksa Ambasadori Mal Berisha, u dhuroi më pas disa kopje të librit“Realitete shqiptaro-britanike” -me autografin - miqëve të tij vatranë -

Ambasadori Mal Berisha, erdhi në ketë takim tani sapo ka përfunduar mandatin e shërbimit diplomatik , prej 1358 ditësh në Britaninë e Madhe, dhe Irlandë.

Karrierën në diplomaci ai e nisi në vitin 1992, kur hyri në shërbimin diplomatik të shtetit shqiptar si specialist në Drejtorinë Rajonale në MPJ dhe më pas emërohet konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Stamboll, Turqi.

Nga viti 1995 deri në 1997, Mal Berisha promovohet si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë po në Stamboll.

Kurse, në vitin 1998 ai i bashkohet përpjekjeve të pareshtura të shqiptarëve të Amerikës nën emblemën e Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane dhe Federatës Pan Shqiptare Vatra në Amerikë, për çështjen e Kosovës.

Kjo, i dha mundësinë zoti Berisha, të shprehë pikëpamjet e lobit shqiptar në Amerikë nëpërmjet qendrave televizive amerikane.

Në vitin 2000 punësohet nga Kombet e Bashkuara dhe bën pjesë në Misionin e Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, (UNMIK). Nga viti 2008 merr drejtimin e Drejtorisë Konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe më vonë atë të Drejtorisë së Përgjithshme Rajonale dhe të Inisiativave, po në këtë Ministri.

Që prej 17 Shkurtit 2012, ai ushtroi detyrën e të Ngakuarit me Punë në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Republikën e Irlandës.

Ambasadori Mal Berisha, ka jetuar disa vjet ne SHBA dhe ka qenë antar aktiv i Keshillit Drejtues të Vatrës. Prej sa është larguar nga Amerika, ai është anëtar Nderi i Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA.

Në biografinë e tij, thuhet se ai ka botuar një seri librash studimore rreth çështjes shqiptare dhe ka pasur një rol aktiv në median shqiptare lidhur me çështjet e rajonit dhe sidomos të Kosovës.

Në fushën e studimeve dhe të përkthimeve studiuesit Mal Berisha i përkasin: – Herman Bernstain – “Charles Erikson” – Shqiptarët, Lisa mbi truallin Ilir – Shqiptarët, Europianët më të lashtë dhe më të rinj Shpëtimi në Shqipëri- Një qint përqint e hebrenjëve në Shqipëri të shpëtuar nga Holokausti, shkruar nga Harvey Sarner dhe përkthyer nga Mal Berisha…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat