VV në Suedi shpreh përkrahjen për protestën e 28 nëntorit

Diaspora

VV në Suedi shpreh përkrahjen për protestën e 28 nëntorit

Më: 22 nëntor 2015 Në ora: 23:34

Të dielën në qytetin Gothenborg në Suedi është mbajtur takimi i aktvistëve të Lëvizjes Vetëvendosje që jetojnë në regjionin Vastra Götaland është biseduar për gjendjen politike në Kosovë.

“Në këtë takim u diskutua për gjendjen politike në Kosovë dhe përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje! së bashku me partitë tjera opozitare për t’i ndalur këto marrëveshje të dëmshme për Kosovën. Aktivistët u pajtuan që marrëveshja për “Zajednicën”, marrëveshjet tjera të 25 gushtit si dhe marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi, janë marrëveshje që e dëmtojnë rëndë Republikën e Kosovës dhe që patjetër duhet të kundërshtohen deri në tërheqjen e Qeverisë nga këto marrëveshje. Në këtë takim, u diskutua edhe për protestat që po mbahen nga opozita kundër këtyre marrëveshjeve, dhe aktivistët ranë dakord që përgjigja e vetme përball këtyre pushtetarëve kokëfortë që insistojnë t’i zbatojnë marrëveshjet e Serbisë në Kosovë janë vetëm protestat. Në takim u diskutua edhe për organizimin e radhës të Opozitës së Bashkuar, atë të 28 nëntorit, dhe njëzëri aktivistët shprehën përkrahje për këtë manifestim të madh të opozitës”, thuhet në komunikatën për media.

Po ashtu, në këtë takimi është biseduar për punët që duhet të bëhen për themelimin e Pikave të Lëvizjes Vetëvendosje! nëpër regjione të ndryshme të Suedisë, për të vazhduar pastaj edhe me themelimin e Qendrës së Lëvizjes në Suedi.

"U zgjodh Grupi Punues i Pikës në Västra Götaland, i cili do t’i vazhdojë punimet deri në zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes.
Një takim i tillë është mbajtur para disa ditësh në regjionin Skåne dhe të ngjashme do të mbahen edhe në regjione të tjera të Suedisë në mënyrë që shtrirja e Lëvizjes Vetëvendosje! në Suedi të jetë sa më e gjerë dhe masive”, thuhet në komunikatën për media./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat