Shqiptari hyn për të vjedhur, pikaset nga kamera dhe arrestohet

Diaspora

Shqiptari hyn për të vjedhur, pikaset nga kamera dhe arrestohet

Më: 22 nëntor 2015 Në ora: 19:54

Një grabitës apartamentesh në Gjenova u arrestua mbrëmë në Corso Magenta në rrethin Castelletto. Bëhet fjalë për një shqiptar i cili kishte hyrë për të grabitur në një bllok banesash së bashku me një tjetër person, që mundi të largohej.

Por grabitësit nuk i kishin vënë re kamerat e instaluara përreth ndërtesës. Pasi një roje pa dy të huajt që vinin vërdallë në afërsi të ndërtesës, ai njoftoi menjëherë policinë.

Kur oficerët mbërritën dy hajdutët po kacavirreshin nëpër disa tuba për t’u ngjitur nëpër dritare. Njëri prej tyre, shqiptar, u arrestua ndërsa tjetri mundi të largohej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat