Diaspora shqiptare bashkohet për të ndihmuar atdheun

Diaspora

Diaspora shqiptare bashkohet për të ndihmuar atdheun

Më: 22 nëntor 2015 Në ora: 12:10

Shoqata të ndryshme që kanë kontribuar në organizimin e diasporës shqiptare, i janë bashkuar një nisme të disa qytetarëve, për të kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe paqen në të gjitha trojet shqiptare. Disa atdhetarë në diasporë, me qëllim të avancimit, promovimit dhe mbështetjes së idesë për bashkëveprim gjithëkombëtar, duke dashur të kontribuojnë në një bashkim ekonomiko-kulturorë në mbarë trojet shqiptare, janë bashkuar në organizatën “Forca e Diasporës Atdhetare” (FDA). Ata sot bënë prezantimin e platformës, e cila flet për vënien e një paqetë qëndrueshme dhe për një stabilitet ekonomik në të gjitha trojet shqiptare.

FDA mbanë dyert e hapura për çdo individ apo organizatë që ka për qëllim të kontribuojë në trojet shqiptare për investime të ndryshme.

Drejtori i FDA-së, Hamdi Mehmeti tha objektivat që do t’i realizojnë, nuk do të jenë vetëm të këtij grupimi, por të gjithë shqiptarëve.

Muhameti: U bashkuam për shqiptarët

“Kjo ide, kjo iniciativë, është iniciativë e vullnetit e dëshirës së të gjithë shqiptarëve. Me punën tonë, me shembullin tonë, do të realizohet i gjithë qytetarëve në hapësirën mbarëshqiptare. Ka një vit që kjo iniciativë i ka marrë hapat e parë të formimit, është me rëndësi të veçantë sepse jemi mbledhur vetvetiu në mënyrë shumë spontane nga të gjitha hapësirat shqiptare….Në fillim të muajit maj të këtij viti është themeluar FDA me seli në Prishtinë, për arsye që diaspora shqiptare së bashku me njerëzit e tjerë për atdhe të jetë në vendin e duhur”, tha ai.

Sekretari i organizatës, Leon Duhanaj tha se diaspora shqiptare është faktori kryesor i mbijetesës në trojet shqiptare.

Duhanaj: Diaspora shqiptare, faktor kryesor i mbijetesës

“Diaspora shqiptare vazhdon të jetë faktori kryesor i mbijetesës. Bazuar në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, që nga viti 2003, investimet nga diaspora, zyrtare, kalojnë mbi 10 miliardë euro, këtu nuk hyjnë shifrat që vijnë me para kesh, të cilat besohet të jenë dyfishi i këtyre. Nëse bëjmë një analizë situatës, diaspora është garantuese, jo vetëm e mbijetesës, por edhe paqes në vend, në gjithë hapësirën shqiptare”, tha ai.

Forcës së Diasporës për Atdheun, tashmë i janë bashkuar shumë shoqata e klube, të cilat kanë operuar në organiz min e diasporës shqiptare, e që përmes FDA-së, do të vazhdojnë kontributin e tyre në përkrahje të atdheut në forma të ndryshme.

Themeluesit e kësaj organizate, thonë se janë të hapur për të gjithë njerëzit e devotshëm që kanë për synim zhvillimin e vendit.

FDA është organizatë jo-qeveritare, tashmë e regjistruar në Kosovë, me qëllim të shtrirjes edhe në vendet tjera të hapësirës shqiptare, dhe në të gjithë diasporën.

Kjo organizatë do të organizojë, financojë dhe implementojnë projekte të ndryshme kulturore-bujqësore, edukativo-arsimore, shëndetësore, infrastrukturore dhe projekte që kanë të bëjnë me zhvillimin e turizmit.

Kanë për qëllim edhe të promovojnë ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe bashkëpunimin me diasporën e madhe, duke i promovuar kështu edhe idetë e bashkëpunimit ndërkufitar tek shqiptarët, përmes projekteve të ndryshme, në të cilat synohet të mos vërehen ndasitë shtetërore./G.Kadrija/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat