Lidhja atdhe – mergatë: Përfitimimi nga ekspertiza e jashtme në Kosovë duke importuar dituri dhe pervoj e jo mallra

Diaspora

Lidhja atdhe – mergatë: Përfitimimi nga ekspertiza e jashtme në Kosovë duke importuar dituri dhe pervoj e jo mallra

Më: 22 nëntor 2015 Në ora: 07:29

Të shtunën u mbajt një një simpozium për diasporen dhe kapitalit mëndor dhe financiar që diaspora ja oferon vendlindjes. Në Mynih të Gjermanise erdhen ekspertet për të diskutura me shqipëtaret që jetojnë atje. Si penalist debatues ishin:
- Safet Gerxhalium, president i OEK
- Ekrem Hyseni, GIZ
- Ilir Seferi nga fondacioni BESA (perfaqesues i bizneseve shqiptar ne Gjermani)
- Eshref Januzaj nga Shoqëria e akademikeve shqipetar DIJA

Gjatë debatit zotëri Gerxhaliu nga Oda Ekonomite e Kosoves e kritikoj mungesen e një pakoje veçant fiskale e Institucioneve të Kosoves me qellim të tërheqjes se kapitalit investues te diaspores sonë në Kosovë, por edhe jo-stabilitetin e gjëndjes politike. Sipas Gerxhaliut, po të kishim rend dhe ligj në Kosove, ajo do të permiresoj gjëndjen ekonomike të Kosovës për investime. Deri tani, situata është e tille, që investoret vijn dhe investojn në Evropen juglindore, por te kufiri i Kosoves ata kthehen mbrapa. Kurse Kosova mbetet e pazhvilluar dhe përtej saj, importon mallra të cilat mund te i prodhonte vetë. Gjithë kjo që e vështireson zhvillimin ekonomik dhe social.
Zotëri Hyseni nga GIZi i e nënvizoj potencialin të shkëlqyeshme të diasporës për zhvillimin ekonomik të Kosovës.”Duke njohur situatën në Gjermani dhe në Kosovë, shumë nga ekspertët dhe biznismenët tanë në Gjermani duhet të gjejnë hapësirë për veprimtari ekonomike edhe në Kosovë”, tha Hyseni. NE kete kuptim, Hyseni i theksoj mundësite e GIZit për të assistuar investorëve që mundohen te hyrin në tregun shqipëtar.
Ilir Seferi nga fondacioni BESA përshkruajti pervojat e ndryeshme të investorëve në Kosovë. Për të ndihmuar ekonomisë kosovare, ai e permendi modelin franchise e cila e mundeson hapjen apo etablimin e një biznesi në Kosovë por i cili është i udhëhequr nga një firm e etabluar jashtë. Në këtë mënyre,Kosova perfiton nga pervoja dhe ekspertiza e jashtme dhe kompetencat mbesin në Kosovë dhe banoret e saj nuk ja kthejn shpinen vendit atdhëtar.
Lidhja përmes atdheut dhe mërgates ishte poashtu teme e rëdesishme sa i përkete kthimit e migrimit illegal - si e kemi parë gjatë ketij viti - dhe atij legal si duhet të ishte. Një rruge për të arritur këtë qellimi ishte etablimi i sistemit dual. Për këtë realizim duhet arsimi dhe ndërrmarrjet. Kurse e para ekziston, e dyta ende nuk ekziston mjaftueshem. Në këtë rast u permenden bashkvpunimet me nderrmarrje gjermane të cilat e kanë provuar këtë sistem që shumë gjenerata dhe poashtu posedojn ndërrmarrje shumë të zhvilluar për të ndihmuar Kosoven në këtë drejtim.
Në këtë kontekst, Eshref Januzaj nga Shoqëria DIJA e thekësoj rëndesinë e krijimit të një bazamenti i larte i cili arrihet në laminë e arsimit dhe diturise dhe janë po këto lami ku duhet të invetohet sa më shumë dhe sa më shpejtë.
Palat e pranishme, së bashku me publikën u mirren vesh të bashkëpunojn në këtë drejtim të përbashkte me hapa konkrete – duke organizuar një forum me politikan, ekonomist dhe media nga mërgate dhe atdheu për të tejkaluar këto sfida.

DIJA në Mynih është shoqëria e Akademikëve Shqipëtar në Gjermani e cila mudohet të grumbulloj diturinë dhe ekspertizen shkëncore për të ngritur ndikmin në favor të shoqërise shqipëtare në diasporë dhe me pertej te transferoj dijen gjeresisht. Një hërë në vit, DIJA e organizon një simpozium shkëncor, mbrëmje me ligjërues të ftuar apo diskutim rreth një teme aktuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat