Simpozium vjetor i Shoqërisë së akademikëve shqiptarë – DIJA, Mynih

Diaspora

Simpozium vjetor i Shoqërisë së akademikëve shqiptarë – DIJA, Mynih

Më: 20 nëntor 2015 Në ora: 21:44

Shoqëria e akademikëve shqiptarë – DIJA në Mynih njofton për mbajtjen
e një simpoziumi në Mynih të Gjermanisë. Tema e simpoziumit është

„Diaspora: kapitali mendor dhe financiar, transferi i dijes dhe
platforma e organizimëve në të ardhmën.”

Simpoziumi do të organizohet në forme diskutimi me panelist të ftuar.
Shoqëria DIJA ka kënaqësinë të njoftoj, që do të kemi ekspert në këtë
fushë, të cilet do të debatojn së bashku me publikën e pranishëm.

Si pjesëmarres të konfirmuar kemi zotin Safet Gerxhaliun, presidentin e
Odes Ekonomike të Kosovës, i cili do të theksoj kontributin e diasporës
në etapa të ndryshme kohore. Më tej, zoti Gerxhaliu do të elaboroj me
një vështrim kritik mungesen e një pakoje të veçant fiskale të
Institucionëve të Kosoves, e cila „do të kishte për qëllim investimet
e diaspores sonë në Kosovë.”

Nga ana e GIZ-it gjerman nga Kosova do të jetë i pranishem
zoti Ekrem Hyseni, ekspert i zhvillimit ekonomik. Hyseni do të flas
rreth potencialit të shkëlqyeshëm të diasporës kosovare për zhvillimin
ekonomik të Kosovës. Z. Hyseni poashtu do të nënvizoj rëndësinë e
diasporas “si këshilltare dhe ndërmjetësuese e investimëve gjermane në
Kosovë dhe bashkëpunimeve biznesore mes dy vendëve.”

Kryetari i Shoqërise DIJA, Eshref Januzaj, gjatë debatit, do të
fokusohet në bashkëpunimin e diasporës me institucionet shtetërore të
vendeve të origjinës, me theks të veçantë te sfidat që e vështirësojnë
këtë bashkëpunim. Pos kësaj, Januzaj do të flas edhe për krijimin e
rrjetëzimeve të ekspertëve nga diaspora dhe transferin e dijes në të
mirë të ngritjes dhe zhvillimit ekonomik si dhe atij akademit e arsimor
të Kosovës.

Ju lusim që në mediumin tuaj të njoftoni publikum rreth kësaj mbrëmje.
Pas simpoziumit, ne do t’u dergojmë një shkrim përmbledhës rreth
debatit, të përcjellë edhe me disa foto nga simpoziumi.

Simpoziumi do të mbahet të shtunën, 21. nëntor 2015 nga ora 18 në
Qendren Ndërkombëtare të takimeve shkencore në Mynih (Internationales
Begegnungszentrum der Wissenschaft München), Amalienstraße 38, 80799
München.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat