Këshilltari Zemaj përmbyll misionin në Frankfurt, shteti gjerman e vlerëson lart punën e tij

Diaspora

Këshilltari Zemaj përmbyll misionin në Frankfurt, shteti gjerman e vlerëson lart punën e tij

Më: 20 nëntor 2015 Në ora: 21:04

Në vazhdim, Beine e ka vlerësuar lart kontributin dhe angazhimin maksimal të konsullit Zemaj, në themelimin dhe ngritjen e misionit të parë konsullor të Republikës së Kosovës në Frankfurt. Konkretisht ai e ka rikujtuar periudhën fillestare duke cekur se “funksionalizimi i shpejtë i këtij misioni dhe ofrimi i shërbimeve konsullore e ka lehtësuar tej mase gjendjen e shtetasve tuaj në raport me administratën gjermane. Prandaj misioni të cilin ju e keni themeluar dhe drejtuar gjatë këtyre viteve, jo vetëm që ka tejkaluar pritshmërinë e një misioni fillestar, por u shndërrua në shembull të mirë edhe për shtete tjera me përvojë të gjatë në shërbimin e jashtëm. Me punën tuaj dhe përkushtimin e vazhdueshëm për bashkëpunim, Zemaj ka kontribuar jo vetëm në forcimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërshtetërore kosovare-gjermane por ka pasuruar edhe jetën diplomatike e konsullore të misioneve të akredituara në Landin tonë”.
Në pjesën e dytë të aktiviteteve lamtumirëse, qeveria e Landit Hessen, së bashku me institucionet e qytetit të Frankfurtit si dhe në bashkërendim me Korin Konsullor të akredituar në Frankfurt, në mbrëmjen e të njëjtës ditë, me një takim ceremonial dhe darkë të përbashkët, e cila tradicionalisht organizohet për nder të përcjelljes së Drejtuesve të Misioneve Konsullore, me një atmosferë madhështore nën përkujdesjen e institucioneve të qytetit të Frankfurtit janë përshëndetur nga Zemaj.

Në këtë mbrëmje, përveç autoriteteve dhe përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme gjermane, kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e dhjetëra konsullatave nga vende të ndryshme të akredituara në Frankfurt. Në fjalimet e mbajtura është vlerësuar lart bashkëpunimi i Zemajt, në cilësinë e drejtuesit të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Frankfurt dhe atij i është uruar sukses në detyrën e re. Siç është praktikë në përfundim të mandatit, Zemajt i është ndarë çmimi tradicional "Pjata e Argjendtë" si dhe një dhuratë modeste porcelani nga qyteti i Frankfurtit në kujtim të bashkëpunimit të përbashkët dhe punës siç është quajtur, “punë pioniere për themelimin e misionit të parë konsullor për vendin e tij”.
Në të gjitha këto takime dhe ceremoni lamtumire, diplomati kosovar në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, ka falënderuar shtetin dhe popullin gjerman për përkrahjen e vazhdueshme, të cilët i qëndruan pranë popullit të Kosovës në ditët më të vështira të tij si dhe ndihmuan vendin tonë në rrugën për shtet formim dhe të forcimit të pozitës në arenën ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat