Elbonita Kozhani: Jam muslimane e refugjate; bëhet top lajm në Kanada

Diaspora

Elbonita Kozhani: Jam muslimane e refugjate; bëhet top lajm në Kanada

Nga: Fitim Dika Më: 20 nëntor 2015 Në ora: 16:37

Vajza e suksesshme nga Kosova, Elbonita Kozhani që ka shkuar në Kanada si refugjate në vitin e luftës, 1999, ka shkruar nje mesazh për të përkrahur iniciativën e Kanadës për të pritur më shumë refugjatë përkundër sulmeve terroriste në Paris e gjetkë, pasi refugjatët nuk duhet të ngatërohen me sulmet e tilla. Kanada dhe SHBA po shqyrtojnë rastin për të mos pranuar refugjatët nga Siria, pasi përbëjnë rrezik për civilët. Por Kazhani ka një mendim tjetër.

“Unë jam krenare për atë që kam arritur falë këtij shteti, por të njejtën mund ta bëjnë edhe refugjatët tjerë. Fatkeqësisht, Islami sot është bërë lajmi më i nxehtë. Të gjithë personat e këqij na ardhkan nga kjo fe. Diçka e padëgjuar për mua, “ shkruan ajo mes tjerash, në komentin që i jep titullin se “jam muslimane dhe refugjate.”

Ajo shkruan edhe kujtimet e saj në Maqedoni, kur rastësisht mori një paqetë me çokolada nga disa shoqata humanitare dhe gëzimin që ndjente prej atë ditë, “haja çokolada çdo ditë më pas”, shkruan ajo për të treguar historinë e dhimbshme të saj si refugjate tetë vjeçare në Maqedoni, për të shkuar më pas në Kanada.

Ajo e mbyll shkrimin duke thënë, “E dua Kanadën dhe popullin kanadez. Faleminderit që vepruat me mua në këtë mënyrë,” duke dashur që kjo vepër të bëhet edhe me refugjatët tjerë.

Shkrimi i saj është shpërndarë në facebook 22,500 herë, duke u bërë top lajm në shumë media amerikane. Ajo tani jeton në St John, ndërsa mediat që kanë botuar shkrimin e saj janë plot, mes tyre edhe agjensia më e madhe kanadeze, cbcnews, përcjell Bota sot. Vetëm 3 nga 12,477 persona nuk janë pajtuar me të, duke treguar vlerat njerëzore të kanadezëve./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat