Ditë historike për Shqiptarët në Provincën e Ontarios

Diaspora

Ditë historike për Shqiptarët në Provincën e Ontarios

Nga: Beqir SINA - New York Më: 20 nëntor 2015 Në ora: 15:12

ONTARIO KANDA: Dje, ka qenë një ditë e vecantë për të gjithë komunitetin shqiptar në kantonin e Ontarios dhe në mbarë Kanadanë. Në Parlamentin e Ontarios, përfaqësues të komunitetit shqiptarë në Ontario e për-rreth saj, bëhet leximi i parë i ligjit për shpalljen e muajit Nëntor; si Muaji i Trashëgimisë Shqiptare.

Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze, shkruan në statusin e saj, në rrjetin social Facebook - se e ka shpallur zyrtarishtë : Muajin e Trashëgimisë Shqiptare më 19 Nëntor 2015, në Provincën e Ontarios - “Alabanian Heritage Month - Muaji i Trashëgimisë Shqiptare.

Ndërkohë, ata kan drejtuar një faleminderim të veçantë edhe Presidentes së Nderit të Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze, Dr. Ruki Kondaj dhe grupit të punës që kanë punuar me përkushtim për të arritur në këtë ditë të shënuar, shkruan kjo shoqatë në profilin e saj ku ka postuar edhe një set me fotografi nga ky akitivitet .

Ky manifestim kuq e zi në Kanada - i icli është ngjarja më e madhe vjetore e këtij komuniteti - pritetet të kulmojë, simbas njoftimeve të tyre - me spektaklin e 28 Nëntorit - shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë - Ditës së Flamurit, me “Albanian Heritage Night “, e cila këtë vit do të mbahet të dielën e fundit të muajit nëntor, mbasi atë mbrëmje në sallën e sporteve Air Canada Centre , skuadra e basketbolit, në ligën e parë NBA Toronto - Raptors, luan takimin e rradhës kundra skuadrës Phoenix - nga Arizona.

Ata thonë se kësaj rradhe është përgatitur një spektakël i veçantë. Mbasi në fillim të ndeshjes, 14 fëmijë shqiptarë veshur me kustumet folklorike shqiptare do i shoqërojnë dorë për dore lojtarët e të dyja skuadrave dhe do të rreshtohen gjatë këndimit të hymnit duke na përfaqësuar me fanellat kuq e zi.

Kurse, me këtë rast është paraparë që në mes të lojës, pushim 15 minutësh, grupi i vallëtarve “Shqiponjat e Vogla”, nga Toronto, do të performojnë Vallen e Rugovës me kostumet Shqiptare në këtë eveniment shumë të rëndsishëm për kombin tonë ku në mesin e 26,000 shikuesve, sipas tyre do prezantohet “Dita Kombëtare e Shqipërisë” 28 Nëntori 1912.

Si dihet “Alabanian Heritage Month - Muaji i Trashëgimisë Shqiptare ka nisur vitin e kaluar me rastin e Ditës së Flamurit 28 Nëntorit - 102 Vjetori i Shpalljes së Pavarësësë së Shqipërisë në Pralamentin e Ontarios, ku zyrtarisht është shpallur muaji i Trashëgimnisë Shqiptare !

Andaj, ky eveniment me rëndësi dhe përmasa të madha, kombëtare po kthehet në traditë në komunitetin shqiptarë në Kanada- kjo natyrisht falë punës së madhe që po bënë Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze, dhe mbarë komuniteti shqiptarë në Kanada.

Vitin e kaluar ata thanë se në Toronto, kjo ka qenë :" Një ditë e paharruar në Parlamentin e Ontarios”. Dhe, për këtë aktivitet ata i faleminderohen së pari Shoqatës së Torontos, grupit organizator, sponsorëve, kontribuesve dhe kryetares së Shoqatës, Dr. Ruki Kondaj.

Mbasi, sipas tyre emri i shqiptarëve dhe i Shqipërisë me këtë rast u ngrit lart në mesin e zyrtarve kanadaez, personaliteteve dhe të vizitorëve kanadezë, mes tyre shumë deputetë dhe ministra si Hon. Brad Duguid, MPP dhe Minister, Hon. Yvan Baker, MPP.

Me këtë rast gjatë një ceremonie zyrtare në sallën e Parlamentit vitin e kaluar- ku ishin të vendosur flamuri i Shqipërisë dhe Kandasë si dhe busti i Gjergjë Kastrioti - Skëndërbeu dhe ai Nëna Tereses ( vepra të skulptorit Hytbi Tarelli), Ministeri, i Nderuari. Yvan Baker, (MPP), ka nderuar me Proklamtën e Parlamentit të Ontarios duke e shpall muaji i Trashëgmnisë Shqiptare, me dinjtet të lartë kombëtar! 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit - 102 Vjetori i Shpalljes së Pavarësësë së Shqipërisë!

Gjithashtu - simbas postimit të fotografive me këtë rast ata kan promovuar shqiptarët me një ekspozitë me veshje popullore kombëtare nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trevat shqiptare, libra, revista dhe broshura me pamje nga Shqipëria dhe Kosova, piktura dhe skulptura, suvenire me simbolet tona kombëtare, dhe gatime tradicionale shqiptare, si dhe me një kostum i Malësisë së Madhe 300 vjeçar të ruajtur vallet dhe veshjet folklorike Shqiptarë.
Përfaqësues të këtij komuniteti kan deklaruar, se ata :"Janë ndjerë si në Shqipëri, me mall nga larg për Mëmedheun, dhe, shtuanë se si atdhetarë dhe intelektualë , Shoqata Shqiptaro - Kanadeze - në Toronto me rastin e 102 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, kan mbledhur rreth Shqiponjës, një komunitet të integruar të emigranteve , që punojnë e jetojnë , në Toronto të Kanadasë.

Ndërsa, ata shprehin edhe një respekt! për kontributin e këtij komuniteti ,në përkushtimin e njohjes së vlerave dhe historisë të popullit Shqiptar.

“Kemi të drejtë, kan shkruar ata vitin e kaluar në facebook, të krenohemi edhe Ne ,si një komb i lashtë, njësoj si kombet e tjera të gjithë botës, këtu në Kanada, që deri dje i çmonim për vlerat e tyre, të të komuniteteve simbas bashkësive. Në përvjetorin e Pavarësisë, e treguam edhe njëherë veten si një komb i qyteruar dhe i bashkuar...Ne Shqiptarët e... meritojmë....Rroftë flamuri ,mirënjohje sa të jetë ...jeta, Babait të Kombit Ismail Qemali dhe të gjithë patrioteve Shqiptarë" shkruajtën ata në facebokun e shoqatës Shoqata Shqiptaro - Kanadeze - në Toronto( Photo credite : Ruki Kondaj & Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat