Arrestohet shqiptari që tentoi të kalojë ilegalisht kufirin zviceran

Diaspora

Arrestohet shqiptari që tentoi të kalojë ilegalisht kufirin zviceran

Nga: Fitim Dika Më: 19 nëntor 2015 Në ora: 17:22

Rojat kufitare të Zvicrës sëbashku me ndihmën e kolegëve të tyre gjermanë, në afërsi të qytetit Egnach TG, në ora 20.00, të mbrëmjes së Enjte, 18.11.2015, kanë arrestuar dy persona të cilët kalonin ilegalisht kufirin.

Ata u gjetën nga helikopterë që kishin kamera profesionale me vete, ndërsa më pas informuan policinë tokësore duke mundësuar kapjen e tyre në një fushë pranë kufirit.

Të arrestuarit janë një shqiptar nga Kosova, 26, dhe një serb, 27. Shqiptari kishte ndalim hyrje në Zvicër, duke u arrestuar menjëherë, ndërsa ndaj serbit nuk rëndonin këto akuza.

Zvicra ka filluar kontrolle më të rrepta kufitare me fqinjët e saj, pas sulmeve barbare në Francë e gjetkë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat