Mediat gjermane të shqetësuara për dëbimin e një shqiptari nga Kosova

Diaspora

Mediat gjermane të shqetësuara për dëbimin e një shqiptari nga Kosova

Më: 19 nëntor 2015 Në ora: 13:41

Femi Morina,26, është njëri nga gjithë ata refugjatë, të cilët, u larguan nga Kosova për një jetë më të mirë në Gjermani. Por kjo e fundit, me ndryshimin e ligjeve, ka filluar riatdhesimin masiv të gjithë atyre “që shpërngulen pa arsye, kryesisht për shkaqe ekonomike.” Por për rastin e Morinës, ka pasur reagime mbështetëse.

“Riatdhesimi i Femi Morinës, ka shqetësuar shumë organizata për mbrojtjen e të jashtëmve. Kjo pasi ai ishte tërësisht i integruar, kishte mësuar gjermanisht po edhe mbaroi studimet që lidheshte kryesisht me qelqin,” shkruan Freiepresse.de, transmeton Bota sot. “Përkundër vlerave që dispononte 26 vjeçari, ai u mor nga puna në 12 Tetor, për tu dëbuar në Kosovë.”
Për këtë ka reaguar edhe Jana Klein, që merret kryesisht me të drejtat e refugjatëve duke theksuar se persona të tillë “të zellshëm dhe ambicioz, nuk duhet të largohen nga Gjermania. Mbi të gjitha Femi Morina ishte pajisur me dije cilësore dhe të veçantë që s’do kishte të ardhme në vendlindja,” thotë ajo në lidhje me dëbimin e tij.
Ajo e përmbyll fjalinë, duke thënë se ka akoma kontakte me Femi Morinën dhe nëse ai do rikthehej përsëri në Gjermani, përgjigjet, “shpresa vdes e fundit.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat