Komiku shqiptar tregon si fluturojnë shqiptarët dhe zviceranët (Video)

Diaspora

Komiku shqiptar tregon si fluturojnë shqiptarët dhe zviceranët (Video)

Më: 19 nëntor 2015 Në ora: 11:49

Bendrit Bajra është artist shqiptar, që jeton e vepron në Zvicër, por që kryesisht merret me lancimit e videove komike në youtube. Ai së fundi ka postuar një të tillë, duke luajtur rolin e zviceranit gjatë fluturimit dhe më pas sesi këtë e bëjnë të jashtmit (kupto: shqiptarët).

Zvicerani është i qetë, i përkushtuar te leximi i gazetës NZZ, ndërsa dëgjon muzikë vetëm për vete. Shqiptari në anën tjetër, nuk ka dëgjuese me çrast, muzikën e tij popullore duhet ta dëgjojë i gjithë aeroplani.
Videoja ka marrë 1000 koemte, në faqen e facebookut, ndërsa poashtu ka arritur edhe shikueshmëri të madhe prej afër gjysëm milioni.

Përndryshe kjo është edhe reklamë për një agjensi fluturimesh në Zvicër, që udhëton disa herë prej vendin alpik në Prishtinë e Shkup./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat