Dega e LDK në Suedi e shqetësuar për ngjarjet në Kosovë

Diaspora

Dega e LDK në Suedi e shqetësuar për ngjarjet në Kosovë

Më: 19 nëntor 2015 Në ora: 07:11

Dega e LDK në Suedi me shqetësim të madh po përcjell ngjarjet e fundit të eskalimit të dhunës nga ana e opozitës në Prishtinë.

Kryesia e Degës së LDK në Suedi shreh brengosje për dhunën e shkaktuar nga opozita në institucionet e Kosovës të cilat u krijuan me shumë mund si dhe dhunën e cila tashmë ka filluar të shfaqet edhe në rrugët e kryeqytetit me ç’rast po pësojnë qytetarët e rastit.

Ne kemi shprehur mospajtim ndaj shfaqjes së dhunës edhe në reagimet tona të mëparshme dhe mendojmë se tanimë është krijuar një situatë mjaft e pasigurtë për qytetarët dhe jetën institucionale.

Së këtejmi mendojmë se krerët e institucioneve tona janë të obliguar të marrin masa për qetësimin e situatës dhe normalizimin e jetës institucionale, duke i vu në funkcion të gjithë mekanizmat shoqëror dhe shtetëror, në mënyrë që të funkcionojë rendi dhe ligji në vend, për një jetë të sigurtë dhe normale për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Familjet tona, qytetarët, elektorati pa dallim partie pas gjithë asaj periudhe të vështirë të cilën Kosova e kaloi nën okupim për shumë dekada, e meriton një jetë të sigurtë dhe të dinjitetshme.

Qytetarët e Republikës së Kosovës të gjithë pa dallim dhe secili në menyrën e vet kontribuan për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Dega e LDK në Suedi bën thirrje që sa më parë të ndërpriten këto akte të dhunës dhe të gjindet zgjidhje për normalizimin e situatës në mënyrë që mos të pengohet puna e mbarë të cilën po e bëjnë institucionet tona në drejtim të përmirësimit të jetës së qytetarëve, zhvillimit ekonomik, përafrimit me BE dhe bashkësinë ndërkombëtare në përgjithsi si dhe qështjeve të tjera aktuale cilat kohët e fundit po e preokupojnë gjithë rruzullin toksor.

Kryesia e Degës së LDK në Suedi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat