Si shqyrtohen aplikuesit për azil në Zvicër se mos janë radikalë…?

Diaspora

Si shqyrtohen aplikuesit për azil në Zvicër se mos janë radikalë…?

Më: 18 nëntor 2015 Në ora: 07:57

Në vorbullën e hetimeve pas sulmit terrorist në Paris, u publikua një dokument identiteti i gjetur te njëri prej autorëve të sulmeve. Ai gjoja i takonte një refugjati nga Siria. Kjo e shtoi edhe më shumë preokupimin e opinionit lidhur me refugjatët. Tani autoritetet pohojnë që dokumenti i gjetur është i faksifikuar, ai i takoka një ushtari të vrarë në Siri. Po si sillen së paku autoritetet zvicerane me refugjatët, për t’u siguruar që në këto grupe nuk infiltrohen terroristë?

Për t’i identifikuar terroistët e mundshëm ndër azilkërkues, shërbimi informativ zviceran (NBD) dosjet e personave që vijnë nga rajonet e konfliktit i shqyrton në detaje. Sidomos ato të azilkërkuesve nga Siria shihen nga perspektiva e rreziqeve të sigurisë, raporton media.

Personat e caktuar duhet t’u përgjigjen «pyetjeve specifike lidhur me terrorizmin». Konsultohen regjistrat e të dhënave dhe merren masa për identifikim. Një shqyrtim i dytë ndodh në të ashtuquajturin intevistimin lidhur me vetë personin. Me këtë rast, azilkërkuesit iu nënshtrohen «pyetjeve të caktuara për sigurinë». Gjatë ndëgjimit për arsyet e azilit, shihet edhe njëherë sfondi i aplikuesit.

Nga Sekreteriati i Shtetit për Emigracion thonë që «Askush nuk ndahet nëpër kantone, nëse nuk është identifikuar dhe regjistruar». Vitin e kaluar shërbimi informativ i kishte shqyrtuar 2’488 raste më thellë. Këtë vit, deri në qershor, kishin qenë 1’682 aplikime që janë shqyrtuar në detaje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat