Një shqiptar kandidat për deputet për në Parlamentin e Kroacisë

Diaspora

Një shqiptar kandidat për deputet për në Parlamentin e Kroacisë

Nga: Arben LLALLA Më: 13 tetor 2015 Në ora: 18:20

Në zgjedhjet për deputet për në parlamentin e Kroacisë që do të mbahen në 8 Nëntor, kandidon për pakicat e minoriteteve edhe një shqiptar, Idris Sulejmani.

Sulejmani është me origjinë nga Tetova, i cili ka lindur dhe jeton në Kroaci. Ai kandidon për të përfaqësuar pakicat kombëtare në Kroaci.

Idris Sulejmani është aktivistë i njohur i çështjes kombëtare dhe mik i ngushtë i ish-presidentit kroat, Stjepan Mesiç.

Nëse shqiptarët në Diasporën e Kroacisë do të bashkohen të gjithë bashkë për të votuar kandidatin e vetëm shqiptar Idris Sulejmanin, atëherë për herë të parë historikisht në Kuvendin e Kroacisë do të kemi një deputet shqiptar i cili do të mbrojë interesat e diasporës shqiptare.

Idris Sulejmani është biznesmen i cili merret me gastronomi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat