Lirimi i Ballist Morinës pritet të ndodhë pas disa muajve

Diaspora

Lirimi i Ballist Morinës pritet të ndodhë pas disa muajve

Nga: Arber Gashi Më: 13 tetor 2015 Në ora: 12:19

Të nderuar mbështetës të peticionit për lirimin e Ismajl Morinës - Ballistit. Përpjekjet tona për lirimin e tij po hyjnë në një fazë të re zhvillimesh. Kontaktet tona me Kryeministrin dhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë janë intensifikuar. Lirimi i Ismajl Morinës-Ballistit mund të përshpejtohet nëse ne arrijmë të mobilizojmë forcat tona për të mbledhur sa më shumë nënshkrime. Prandaj, ju bëjmë thirrje secilit prej jush, së pari në emër të Partisë Balli Kombëtar Demokrat si iniciatore e peticionit, e mëpastaj edhe duke adresuar falënderim publik për mbështetësit aktiv nga partitë tjera politike, shoqëria civile, Tifozët Kuq e Zi dhe shoqatat atdhetare, që së bashku të intensifikojmë mbështetjen për Peticionin tonë. Përpjekja jonë përmes peticionit potencon rrethanat lehtësuese për lirimin e Ballist Morinës. Pavarësisht përpjekjes sonë, procedura ligjore për lirimin e Ballist Morinës nuk mund të përshpejtohet. Kjo le të nënkuptohet, se Ballisti në rastin më të mirë, duke i marrë në konsideratë rrethanat lehtësuese nga prokuroria, mund të lirohet pas disa muajve.

Deshironi te nenshkruani peticionin atëhereë klikoni ketu Peticioni për Ballist Morinën

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat