Lugina e Presheves në New York

Diaspora

Lugina e Presheves në New York

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 17:09

New York City, 11 Tetor 2015—Pas takimeve në Washington, DC, delegacioni nga Lugina e Presheves, gjate vikendit pati edhe një sër takimesh po aq të rëndësishme në New York City. Fillimisht, Kryetarët Mustafa dhe Arifi, së bashku me Faton Bislimin nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, që njëherësh ka qenë edhe organizator I kësaj vizite, si dhe bashkëpunëtorët Xhevat Latifi, gazetar, dhe Sherif Sherifi, avokat, u pritën në një drekë të posacme pune nga ish-Kongresisti dhe Kryetari I Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, z. Joe DioGuardi, Këshilltarja për Cështje të Ballkanit, znj. Shirley Cloyes, dhe dy anëtarët e Bordit të Drejtorëve të LQSHA, z. Zef Balaj dhe z. Agim Alickaj.
Gjatë këtij takimi, Kryetarët Mustafa e Arifi I njoftuan përfaqësuesit e Ligës – lobit shqiptar në SHBA – me gjendjen në Luginën e Preshevës dhe me takimet që kanë patur ditëve të fundit në Washington, DC. “Për ne është mision I shenjtë që të cojmë përpara cështjen tonë kombëtare për të gjithë shqiptarët në Ballkan, e vecanërisht edhe për ata në Luginë të Preshevës,” ka thënë DioGuardi. “Ju jeni pjesë e pandashme e angazhimit tonë për kauzën kombëtare, dhe ne tani më shumë se kurrë do të fokusohemi që së bashku me miqët tanë këtu, e sidomos ata në Kongres, ta vëjmë cështjen e Luginës sa më lartë në agjendën e politikës së jashtme amerikane,” ka shtuar znj. Cloyes.
“Ne I besojmë shumë përkrahjes suaj dhe ju jemi përjetësisht mirënjohës për gjithë kontributin tuaj për kauzën kombëtare në përgjithësi dhe cështjen e Luginës në vecanti,” ka thënë Kryetari I Preshevës, z. Mustafa. “Gjendja në të cilën ne dhe bashkëqytetarët tanë jetojnë në Luginë I ngjanë një getoje në zemër të Evropës, dhe ne jemi të bindur se pa ndërhyrjen direkte të SHBA-ve, zgjidhja për ne do të jetë shumë e largët për të mos thënë e pamundur,” ka shtuar Kryetari I Bujanocit, z. Arifi, ndër të tjera.
Pastaj, delegacioni u pritë edhe në një takim miqësor nga drejtuesit e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, Dr. Gjon Bucaj, Kryetar, si dhe Gjeneral Asllan Bushati, Nënkryetar, së bashku me bashkëpunëtorët e tyre. Në shtëpinë e Vatrës, delegacioni diskutoi për temat kryesore që preokuptojnë shqiptarët e Luginës. Vatra premtoi angazhim të vazhdueshëm në përkrahje të zgjidhjes së drejtë të cështjes shqiptare në Luginë. Kurse, me propozimin e Faton Bislimit, përfaqësuesit e Vatrës u pajtuan që të bashkëpunojnë me Fondacionin Arsimor Joprofitabil të z. Bislimi për të sjellur në SHBA për studime një numër të caktuar të studentëve meritorë nga Lugina, duke iu siguruar atyre bursa akademike dhe akomodim.
Ndërsa, në një pritje të vecantë të organizuar nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Grand Hyatt në Manhattan, delegacioni I Luginës së Preshevës pati mundësinë që të diskutojë edhe me Kongresistin Dana Rohrabacher, Kryetar I Nënkomisionit për Evropë në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit të SHBA-ve. Pas prezantimit të gjendjes totalisht diskriminuese në të cilën jetojnë shqiptarët në Luginë nga delegacioni, Kongresisti Rohrabacher u shpreh më I vendosur se kurrë që të vazhdojë me ngulm përkrahjen e tij për shqiptarët në Luginë. Ai faëlmderoi z. DioGuardi dhe znj. Cloyes si dhe LQSHA për angazhimin e tyre historik dhe vetmohues për të drejtuar në kahun e duhur politikën e jashtme amerikane vizavi cështjes shqiptare. Ai tutje shtoi se beson fuqishëm që përmes miqëve tjerë të shqiptarëve dhe kolegëve të tij në Kongresin amerikan, do t'i bëhet presion I vazhdueshëm administratës amerikane që të merret seriozisht me problemin e shqiptarëve në Lugine. “Ju jeni popull autokton dhe juve nuk po ju don Serbia dhe nuk po ju jep as të drejtat më fundamentale njerëzore që duhet t'i gëzoni si cdo popull tjetër në Evrope. Unë do të angazhohem qysh javën që po vjen që t'ia nis një letër Kryeministrit Vucic për të shpreh shqetësime tona serioze për gjendjen tuaj atje dhe do t'i kërkoj atij që menjëherë të ndërmarrë masat e duhura për të lejuar hyrjen në Luginë të librave shkollorë të dhuruara nga Kosova. Përndryshe, besoj se është vecse fer që nëse këto tekste nuk lejohën të vijnë tek ju, atëherë edhe Kosova duhet të parandalojë hyrjen e teksteve serbe në Kosovë,” ka thënë Rohrabacher.
“Ju jeni me fat që keni një lobi kaq të suksesshëm nën udhëheqjen e njerëzve kompetente dhe që një jetë të tërë ia kanë dedikuar kauzës suaj kombëtare sic janë miqtë e mi DioGuardi dhe Cloyes,” ka shtuar Rohrabacher ndër të tjera.
Nën aranzhimin e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, delegacioni nga Lugina e Preshevës do të ketë mundësinë që nga seksioni VIP në Manhattan, nesër, të përcjelle Paradën e Ditës së Kolombus, ku do të parakalojnë edhe shqiptarët e New York-ut me simbolikën kombëtare – si kostumet kombëtare, flamujt, etj. Pas paradës, delegacioni së bashku me udhëheqësit e LQSHA do të kenë edhe një dreke punë ne Colombus Citizens Foundation, një nga organizatat më të vjetra qytetarë në New York, e themeluar nga imigrantët e hershëm italianë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat