Blick: ‘Zviceranët’ çojnë Shqipërinë në Europian

Diaspora

Blick: ‘Zviceranët’ çojnë Shqipërinë në Europian

Më: 11 tetor 2015 Në ora: 21:08

Ky është shkrimi i gazetës së madhe zvicerane, Blick, pas fitores së Shqipërisë

Një gëzim i shfrenuar për shqiptarët!

Falë një fitoreje 3 me 0 ndaj Armenisë, ‘Shqiponja me dy krena’ është kualifikuar direkt për në Francë.

Për herë të parë Shqipëria shkon në një raund final.

Për Shqipërinë luajtën shtatë lojtarë, që janë rritur në Zvicër: Shkëlzen Gashi, Taulant Xhaka, Naser Aliji (Bazeli), Burim Kukeli, Berat Xhimshiti (FC Cyrih) dhe Amir Abrashi tek SC Frajburg.

Ndërkohë Armando Sadiku i Cyrihut hyri në lojë si zëvendësim. Ndërkohë Arlind Ajeti dhe Ermir Lenjani ishin dy ‘zviceranë; të tjerë në stolin e rezervave.

Gashi, Xhimshiti dhe Sadiku shkëlqyen si golashënues, duke e dërguar të gjithë Shqipërinë në eufori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat