Koper- Slloveni : Festivali i etnive (Foto)

Diaspora

Koper- Slloveni : Festivali i etnive (Foto)

Nga: Beqir Sina - New York Më: 10 tetor 2015 Në ora: 21:02

KOPER - SLLOVENI : Të shtunën më 10 Tetor 2015 në Kopër të Sllovenisë, është mbajt Festivali kulturor i etnive, i quajtur ”Nga Kulaçi deri tek Bakllava"- “Festival "od potice do baklave”, në qytetin Koprin - të Sllovenisë.

Lajmin për këtë veprimtari e ka njoftuar në statusin e saj në facebook, Shoqata Kulturore Shqiptare “ILIRIA” me seli në Kopër, e cila ishte edhe organizatore, dhe pjesmarrjese duke përfaqësuar komunitetin shqiptarë, që jeton në zonën i Istrias - Slloveni.
zoti Heset Ahmeti, kryetar i Shoqatës “ILIRIA” të Koprit, në cilësin e përfaqësuesit të këtij komuniteti, është shprehur për këtë festival se :” Me këtë aktivitet jemi munduar që të paraqesim në mënyrë simbolike, ëmbëlsirat tradicionale shqiptare - bakllavanë e famshme të grave shqiptare, dhe të për të gjallëruar atmosferën kulturore në këtë komunitet”

Në një njoftim të organizatorëve të këtij festivali - thuhet se rreth njëqind anëtarë të paktën dhjetë bashkësive etnike, janë mbledhur sot në Koper Taverna, duke mbajtur festivalin ”Nga kulaçi deri tek bakllavaja"- “Festival "od potice do baklave”, në qytetin Koprin - të Sllovenisë.

Ata thonë se ky Festivali solli grupet etnike që kanë si tradicionale ëmbëlsirat duke filluar nga Kulaçi deri tek Bakllava. Ky festival simbas tyre është një projekt në praktikë e quajtur KulturMen.

Ndërkohë, thuhet se qëllimi kryesor i projektit KulturMen , është të forcojë mundësitë (arsimore e trajnuese) të personave që u përkasin grupeve të ndryshme etnike dhe të emigrantëve në mënyrë që të punësohen më mirë në fushën e kulturës, dhe të traditës së tyre prej edhe nga ata vijnë në këtë vend .

"Punësimi në kulturën dhe traditën në Slloveni, është bërë tashmë i vështirë, sidomos, për anëtarët të grupeve të ndryshme etnike, kjo është shumë më e vështirë. Ose për shkak të menaxhimit të dobët të njohurive, integrim të dobët social në shoqëri, për shkak të diskriminimit të thjeshtë dhe kështu me radhë. Dhe, kjo pavarësisht nga aftësitë e shumta që ata kanë, në shoqërinë sllovene grupet komunitare e kan shumë të vështirë integrimin” thuhet në një njoftim rreth këtij festivali.

“Aktualisht, në Slloveni, ka shumë shoqata, që bashkojnë anëtarët e grupeve të ndryshme etnike dhe organizojnë një shumëllojshmëri të ngjarjeve, por konkurrenca është e madhe, dhe ata pra, pjesëtarët të kombësive janë veçanërisht të pambrojtur ", ka thënë Emina Haxhiç nga Koper Zavod Krog.

Prandaj, ata filluan projektin - KulturMen, për të ndryshuar “situatën". Projekti i tyre është kryer në zonën e Koper, Nova Gorica dhe Lubjanë. Në Koper janë pesë grupe të kurseve për të u mësuar me një njohuri në fushën e granteve dhe menaxhimin e projekteve kulturore, organizimin e punës dhe të ngjarjeve, promovimin e produkteve dhe shërbimeve kulturore, legjislacionit dhe kulturën e biznesit, thonë ata.

Në këtë festival - që kan marrë pjesë edhe shqiptarët që jetojnë në Slloveni - Koper, ku ishin ngritur tezgat janë ofruar një shumëllojshmëri të shijshme tipike të ëmbëlsirave, ku binte në sy një bakllava jashtëzakonisht e mirë, produktet, të tjera dhe preformuan nëpërmjet grupit të valleve dhe këngëve, shqiptare.

Në tendën Shqipëri- Kosovë, shihet në fotografitë e pasqyruara ishin të vendosur dy famujt e dy vendeve dhe ishin ekspozuar disa projekte të tjera në fushën e kulturës, përfshirë edhe disa libra hisorik.

Vlen të permendet me këtë rast se ka disa vite që shqiptarët që jetojn në Istër të Sllovenisë, janë organizuar në Shoqatën e tyre kulturore me emrin “Iliria”, me seli në qytetin e Koprit.

Shoqata “Iliria”, vegjeton me financim të anëtarësisë së saj dhe ka renovuar në tërësi objektin e dhënë nga Komuna e Koprit, aty ku edhe zhvillon aktivitetet e saj.

Shoqata e shqiptarëve në Slloveni “Iliria” , udhëhiqet nga një bashkatëdhetar i yni, z.Heset Ahmeti, nga Sllatina e epërme e Vitisë, i cili është dhe Kryetar i Rrjettit të Biznesve në Diasporë dega e tyre në Slloveni.










Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat